
Postuar: 18/11/2019 - 16:54
Në daljen e saj për mediat, kryetarja e LSI-së,Monika kryemadhi ka bërë shkaktar të kësaj krize politike është edhe presidenti Meta. Duke iu përgjigjur akuzës së këtij të fundit, se me djegien e mandateve PD-LSI tregoi se është më pranë qeverisë, numri dy i LSI-së tha se Meta është fajtor kryesor që me ardhjen e Ramës në pushtet, falë koalicionit me LSI në atë kohë.
"Ky është një këndvështrim që ka Meta. Edhe Meta është shkaktar i kësaj krize, që me ardhjen e Ramës në pushtet. Më pas vijon me Metën i cili edhe pse u tha SHBA, ambasadorit Donald Lu, i cili nuk besonte se votat e LSI do të shkonin për Reformën në Drejtësi. Sot kemi këtë shtet të ndërtuar nga Rama. Sot jemi në një vijë për zgjidhjen e krizës. Edhe me klasën politike në reformën në drejtësi. Vota e shqiptarëve të mos deformohet. Kushtet e Bundestangut për të ecur dhe për t'i dhënë një zgjedhje krizës politike që në mbledhjen e ardhshme Shqipëria të marri një "PO", ngritja e Kushtetuese, reforma zgjedhore më pas...", tha Kryemadhi.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/