Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ai ishte drejtor edhe në kohën e Berishës", Koço Kokëdhima nxjerr blof PD-në për Valdrin Pjetrin

Postuar: 13/08/2019 - 19:16

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar për rastin e Valdrin Pjetrit i cili është i akuzuar këto ditë nga PD-ja për trafik droge.Ai thotë se ai nuk është vetëm i PS-së, por dhe PD-së, pasi ka qenë drejtor në kohën e qeverisjes së Berishës.

“Përgjatë 6 viteve në pushtet Rama ka promovuar dhe mbrojtur stoikisht figura të lidhura me krimin, që kanë kryer vepra të rënda penale, por më në fund i ka braktisur. I tillë është edhe rasti i Valdrin Pjetrit të dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje dhe prodhim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Karriera e tij në administratën shtetërore implikon njëlloj si Rilindjen dhe SHQUP-in. Ky person i dëbuar nga Italia, gjatë qeverisjes së Berishës në vitet 2010-2014 kishte detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

Më pas, në qeverinë e Ramës, mbajti pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Pronave, kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve dhe drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga janari në maj 2018 ishte kryeregjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe më pas Prefekt në Shkodër”, thotë Kokëdhima.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2019 - 19:57

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka shkruar se ditët pas tërmetit Shqipëria realisht ngriu si me telekomandë.

Shkrimi i plotë i Patozit

Postuar: 10/12/2019 - 19:45

Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së dhe deputeti Myslim Murrizi kanë takuar  zyrtari i l

Postuar: 10/12/2019 - 18:37

Pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se masakra e Reçakut është krim i fabr

Postuar: 10/12/2019 - 18:12

Pasuesi i Federica Mogherinit në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka kërk

Postuar: 10/12/2019 - 17:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha rubrikën “Opinion”, se si pasojë e

Postuar: 10/12/2019 - 17:53

Qeveria me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të

Postuar: 10/12/2019 - 17:47

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, kry