BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Politike

“Ai nuk do ta refuzojë ftesën për bashkëpunim”, numri 2 i PS zbulon kush do t’i fitojë zgjedhjet për kreun e PD-së dhe paralajmëron lëvizjet e rëndësishme politike

“Ai nuk do ta refuzojë ftesën për bashkëpunim”,

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në një deklaratë për gazetarët nga selia rozë shprehu bindjes se Lulzim Basha do të rizgjidhet në kryet të PD-së në 13 qershor.

Balla tha se nuk e beson që Basha do të refuzojë bashkëpunimin me maxhorancën, por fillimisht duket të kalojnë ‘ethet’ e së dielës.

Numri 2 i PS-së thekson se PD do të kuptojë që kundërshtari është PS, teksa kujton edhe rrugën e vjetër që provoi Basha me bojkotin dhe moskomunikimin e mungesën e dialogut.

“Unë shpesh herë kërkoj dhe 94 vota, dua t’ju them që deputetët në sallën e Kuvendit prej 26 shkurtit 2019 janë të ardhur nga listat e PD dhe LSI.

Edhe një pjesë ishin tek PD edhe pse PD u zotua se do i ekstramatrikolonte përjetësisht nga partia e tyre. Partitë kur propozojnë kandidatët për deputet janë përgjegjës, ky lloj demaskimi, se një deputet nuk kalon, apo s’mbështet linjën e partisë nuk shkon. Deputeti është përgjegjës për veprimet që merr. Në këtë kuptim, e para njëherë në 30 vite çdo parti politike ka mësuar një leksion, asnjë nga ne, asnjë parti nuk e zgjedh kundërshtarin.

Ditën që kur e zgjedh vetë kundërshtarin, atëherë shko diku tjetër. Në këtë fushë institucionale përballë PD është PS dhe grupi parlamentar. Kemi gjithë dëshirën për këto ura komunikimi.

Nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë e ka provuar, rrugën e bojkotit, moskomunikimit, mungesën e  dialogut, pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor të PD, mendoj që Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne, por në fund të fundit jemi shqiptarë. Ato që presin shqiptarët është të ngremë një komunikim të ri, në një vit kur Shqipëria ka nisur negociatat për tu anëtarësuar në BE. Besoj në këtë këndvështrim bie ajo që Basha nuk pranon, se besoj që s’do pranojë.’’- tha Balla.

Më të lexuarat