BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Ai shfaqej si një gogol i zi”, kryeministri Rama bën homazhe për gazetarin dhe intelektualin e njohur shqiptar: U dha urdhër ta torturonin dhe pushkatonin!

“Ai shfaqej si një gogol i zi”, kryeministri Rama bën

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot homazhe për Llazar Fundon, apo Zai Fundon siç njihej ai.

Zai ka qenë aktivist dhe mandej kryetar i shoqërisë "Bashkimi" të Avni Rustemit, eksponent i njohur i Lëvizjes Komuniste dhe anëtar i Partisë Komuniste Franceze, ish-punonjës i ambasadës ruse në Berlin, më tej gazetar social-demokrat.

Postimi i plotë:

HOMAZH

ZAI FUNDO është një emër që kur shfletonim librat e historisë në shkollë asokohe, shfaqej si një gogol i zi në kapitullin e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Më vonë mësova se për të, njëri nga etërit e projektit europian, Altiero Spinelli, kishte një admirim të posaçëm. E cilësonte si personin me autoritativ ndër shqiptarët e internuar nga fashistët në Ventotene dhe e admironte tek e shihte si shëtiste brenda rrethimit me telat me gjemba, duke pëshpëritur me zë të ulët fjalët e Platonit që e lexonte në greqisht. Për këtë njeri mbresëlënës në pamjen e në kulturën e tij, avokati Sandro Pertini, partizani e më pas presidenti emblematik i Republikës italiane, bëri çmos të lirohet nga internimi dhe të bashkohet me të majtën italiane.

Kur, më 23 shtator 1944, u masakrua mizorisht në Kukës, sipas urdhrit lakonik të Enver Hoxhës, “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni”, ai ishte me të vërtetë një nga figurat intelektuale dhe aktiviste më të adhuruara të së majtës europiane dhe të antifashizmit botëror. I dënuar me vdekje nga Stalini, pse si ish-kuadro i lartë i Internacionales në Moskë i pat rezistuar torturave dhe i pat nxjerrë në shesh krimet regjimit të tij, ishte gjithaq i përndjekur nga nazistët, qëkurse me Gjergj Dimitrovin u përballën me gjyqin e inskenuar të djegies se Reichstag-ut, pak kohë pas marrjes së pushtetit nga Hitleri në Berlin.

Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur, siç shkruante Noli, një nga admiruesit e tij më të mëdhenj, Zai, i cili kishte zëvendësuar Avni Rustemin në krye të “Bashkimit", pas vrasjes së këtij të fundit, gëzonte që pa mbushur ende 25 vjeç, një ndikim të jashtëzakonshëm mbi djalërinë e çdo klase shoqërore. Ndër revolucionarët “aristokratë”, voskopojari Llazar Fundo përfaqësonte arhondët, njësoj siç Tajar Zavalani përfaqësonte bejlerët. Me atë pamjen prej Robespieri e Sent-Jysti, flokëverdhë e sykaltër, shembëlltyrë e gjallë e korifejve të Revolucionit Francez të 1789-ës, ai ndryshonte prej tyre thelbësisht pasi nuk ishte për marrjen e pushtetit nëpërmjet gjakut dhe shfarosjeve në emër të idealit.

 

24 karatësh si filozof, ëndërrimtar si poet dhe misheshpirt si aktivist, Zai i ka lënë Shqipërisë dhe Korçës, qytetit të lindjes jo vetëm vargjet më të ndjerë, por edhe jetën si kurban në altarin e lirisë. Sa më shumë këmbëngulte Pertini që ai të qëndronte në Itali, pas rënies së regjimit fashist, për të rithemeluar së bashku të majtën italiane, aq me shumë Zai bindej se vendi i tij ishte në Shqipëri, krah për krah bashkëkombasve të angazhuar me Nacionalçlirimtaren. Me këto premisa zbarkoi nga Pulja në shtator 1944 dhe së bashku me çetën e Kryezinjve u hodh në betejë, ku la kockat i masakruar nga të tijët!

“E ndjej si detyrë” - shkruan Altiero Spinelli në librin e kujtimeve të tij, “Si u përpoqa të bëhem i urtë”, të shkruaj për Zain, për të ndihmuar sadopak të mos i bjerret kujtimi”.

Çfarë shqiptari!

#TëPAHARRUESHËM