BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

“Ajo nuk ishte ndër më të mirat në grupin e saj, e quanin të marrë”, kryeministri Rama befason me ato që tregon për artisten e madhe shqiptare: Pa një ëndërr me sy hapur dhe...(E PLOTË)

“Ajo nuk ishte ndër më të mirat në grupin e saj, e

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me të rinj të Librazhdit uu shpreh me superlativa për sopranon Ermonela Jaho.

Rama tha se Ermonela Jaho nuk ishte më e talentuara në grupin e saj, por ajo kishte një ëndërr. Sipas tij, ajo punoi fort dhe me punë e sakrificë arriti që të bëjë realitet ëndrrën e saj.

“Ju e keni dëgjuar Ermonela Jahon. Kur ishte në moshën e shumëkujt prej këtu, 14 a 15 vjeç, shkonte në Liceun Artistik për kanto. Nuk ishte ndër më të mirat e grupit, kishte të tjera që sipas profesorëve dhe profesoreshave ishin më të talentuar. Ermonela Jaho madje u dukej shumë e çuditshme, madje gati gati e marrë, sepse thoshte një ditë unë do të këndoj në Lascala. Ato të tjerat bënë karrierën e tyre po ju nuk njihni askënd prej tyre.

Ndërkohë Ermonela Jaho këndon në Laskala dhe në të gjithë teatrot e botës, pse?

Sepse kishte parë një ëndërr me sy hapur dhe kishte vendosmërinë për të duruar, për të sakrifikuar dhe me punë të jashtëzakonshme për të shkuar dhe për ta prekur ëndrrën e vet.

Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për t’i prekur ëndrrat me sy hapur, ndërsa atyre që shihni me sy mbyllur mos i besoni fare. Ato që iu tregon Luli janë ëndrra me sy mbyllur. Unë po flas për ëndrrat që të çojnë në majë”,- tha Rama.