BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Politike

 “Ajo që po vjen për ty do të jetë më mirë se çfarë po shkon”, Basha mesazh urimi për Fitër Bajramin

 “Ajo që po vjen për ty do të jetë më

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Ai shprehet se forca e  besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë. Basha gjithashtu ka publikuar edhe vargje kuranore krahas urimit.

Postimi i Bashës:

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit! Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e  besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:

'Si kur shndrin dielli i mesditës,

Ashtu dhe natën kur terri bie,

Zoti yt nuk të ka braktisur,

As zemëruar me ty nuk është.

Dhe patjetër çfarë po vjen,

Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,

Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,

E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", ka shkruar Basha.