Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AK tubim paqësor, Spahiu: Mirë se vjen zoti Kerry, por mos i shtrëngo dorën qeveritarëve kriminelë

AK tubim paqësor, Spahiu: Mirë se vjen zoti Kerry, por mos i shtrëngo dorën qeveritarëve kriminel

Postuar: 13/02/2016 - 10:26

Aleanca Kuq e Zi ka organizuar sot një tubim paqësor në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje publike para mediave një ditë para vizitës së tij, sekretarit amerikan që mos të takojë qeveritarët e inkriminuar, ndërsa theksoi se Kerry duhet të publikojë emra konkretë që janë pjesë e kësaj skeme.
 
“Sekretari amerikan i Shtetit i cili sot do të niset drejt Tiranës me qëllim për të ardhur tek populli më pro amerikan në Evropë. Ne jemi sot këtu jo 1 milion shqiptar siç ishim çerek shekulli më parë, jemi shumë më pak, por me mesazh shumë më ndryshe. Jemi këtu me një mesazh; mirë se vjen zoti Kerry, por mos i shtrëngo dorën qeveritarëve kriminel. Qytetarët presin që ju të publikoni emrat e qeveritarëve kriminale. Të jeni të bindur se politikanët nuk janë si populli i tyre. Mirë se vini zoti Kerry!”, tha Spahiu.
 
Ndër të tjera kreu i Aleancës Kuq e Zi tha se shqiptarët presin që të bëhen publike emra konkretë të zyrtarëve të inkriminuar, për të cilat ka folur dhe ambasadori amerikan Donald Lu, në një kohë që sipas tij nuk ka guxim ta bëjë njeri.
 
“Publikoni emrat e atyre qeveritarëve të inkriminuar, ato emra që Donald Lu i theksoi. Presim që qytetarët të dëgjojnë emrat e atyre që kanë terrorizuar vendin. shqiptarët presin që ju mos ti shtrëngoni dorën, pasi për 25 vite ju i shtrënguar dorën atyre, por ata jo. Ne ju presim, dhe nuk jemi këtu 1 milion shqiptar, por ata janë të zhgënjyer. Politikanët tanë janë më të pasur në Ballkan, më t pasur se ju. Ambasadori Lu tha se shqiptarët e kanë orën më të shtrenjtë se Kadillaku i diplomatit. Mirë se vini zoti Kerry, pas 25 vitesh, por ju lutemi në emër të atyre shqiptarëve të ndershëm, që mos ti takoni dhe jepni dorën atyre kriminelë. Publikoni emrat e politikanëve kriminelë, se askush nuk ka guxim. Rreziku i Shqipërisë është banditizmi dhe jo patriotizmi. Shqipëria do të bëhet me ju, dhe në krah të diplomacisë amerikane.”, përfundoi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:05

Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit sërish.

Postuar: 18/11/2019 - 21:58

Grida Duma ka deklaruar se investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe pë

Postuar: 18/11/2019 - 21:56

Neritan Ceka në emisionin “360 Gradë” e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi

Postuar: 18/11/2019 - 21:44

Kreu i shtetit, Ilir Meta hodhi përsëri akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, për

Postuar: 18/11/2019 - 21:41

 “Lu më ka kërkuar falje dhe thoshte se i deziformonte PS-ja”, kështu ka deklaru

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, pohoi se presidenti Ilir Meta duhet ta kishte shpërndarë parl