BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

AKR-ja vendos, Behgjet Pacolli zbulon qëndrimin e partisë ndaj qeverisë së re

AKR-ja vendos, Behgjet Pacolli zbulon qëndrimin e partisë ndaj

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është prononcuar rreth votimit për qeverinë e re me në krye Avdullah Hotin e LDK-së.

Sipas tij, në Kosovë ka ende nevojë që të përkryhet shtetformimi dhe ai është i gatshëm që të kontribuojë për këtë çështje.

Pacolli deklaroi për ‘Reporterin’ se nuk do të provokonte një mocion në një situatë të tillë, por për të është e qartë se përfaqësuesit e popullit duan ndryshim.

“Ndryshimi vjen duke formuar një qeveri të re dhe unë jam deklaruar se do ta votoj këtë qeveri ashtu si qeveritë tjera”, ka shtuar ai.

Ish-presidenti i Kosovës, thotë se nuk ka pasur asgjë kundër Kurtit dhe se e ka votuar qeverinë e tij, por tani do të votojë për një qeveri të re, për të cilën është i bindur se do ta çojë Kosovën së paku edhe një hap përpara.

Më të lexuarat