Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksidentoi për vdekje një kalimtar, reagon PD: Deputeti Rakipi ka qenë me shpejtësi

Postuar: 12/08/2017 - 10:29

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm ku deputeti i PDIU Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar në aksin rrugor Vorë-Tiranë.

Në një reagim për mediat PD kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

"Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t'ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën", thuhet në reagim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 18:15

Të shtunën më datë 26 gusht do të mbahet një takim joformal mes kryeministrave të Ballkanit perëndimor.

Postuar: 22/08/2017 - 17:58

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga Koço Kokëdhima në një postim në “Facebook” deklaroi se thirrja e autoriteteve holandeze për ndërprerjen e lëvizjes së lirë për shteta

Postuar: 22/08/2017 - 15:36

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Postuar: 22/08/2017 - 14:07

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Dedë Prenga si dhe përfaqësues të lartë

Postuar: 22/08/2017 - 13:55

Në një takim zhvilluar me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit, drejtori i p

Postuar: 22/08/2017 - 13:39

Partia Socialiste do të mbledhë të dielën, më 27 gusht, Asamblenë Kombëtare, organi i dytë më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve.