Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksioni i Task-Forcës së ujit, ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme në Tiranë

Postuar: 17/07/2017 - 10:54

Vijon aksioni për disiplinimin e situatës së ujit të pijshëm në kryeqytet. Task-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime janë në terren për menaxhimin e situatës dhe prerjen e çdo lidhje të paligjshme.

Këto ditë, puna e grupeve të punës është fokusuar në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, zona te Pularia, Rr. “M.Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, Komuna e Parisit, Yzberisht, Kombinat, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 dhe DN 1200.

Nga monitorimi i situatës në terren u verifikuan 1167 raste, ku u identifikuan dhe u shkëputën 216 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke qenë se uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve. Gjatë këtyre tre ditëve u vendosën gjoba për 10 abonentë familjarë dhe për 3 biznese.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe lidhjes së kontratave të rregullta me UKT, si dhe për vendosjen e matësve të rinj të ujit. Në tre ditë janë nënshkruar 147 kontrata të reja, si dhe 58 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Gjithashtu, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vendosën edhe 415 matës të rinj uji.

Që nga nisja e aksionit për prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm që përdoret për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore, janë verifikuar 13014 raste. Nga këto janë konstatuar në total 2325 raste të lidhjeve të paligjshme, të cilat janë prerë nga grupet e Task Forcës.

Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ku në total janë vendosur gjoba për 181 abonentë familjarë dhe për 103 biznese.

Ndërsa, numri i kontratave të reja të lidhura që nga dita e parë është 1256, si dhe janë nënshkruar 430 aktmarrëveshje me UKT për pagesat e ujit të pijshëm. Specialistët e UKT kanë vijuar edhe punën për vendosjen e matësve të rinj të ujit në rastet kur janë të dëmtuar apo që mungojnë. Në total numri i matësve të rinj të ujit të vendosur është 1986.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/07/2017 - 16:50

Presidenti Ilir Meta mori sot një mesazh urimi të përbashkët nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Postuar: 28/07/2017 - 16:07

Deputeti socialist Xhemal Qefalia paditi sot këshilltaren e LSI Elona Guri për shpifje, pasi kjo e fundit së bashku me këshilltarët e tjerë të LSI-së e kanë akuzuar pak dite me

Postuar: 28/07/2017 - 15:51

 Që prej marrjes së detyrës së re, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë mesazhe urimi nga figura të njohura të politikës ndërkombëtare.

Postuar: 28/07/2017 - 14:42

Këshilltarja e LSI-së, Genta Mezini e cila votoi rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u përjashtua nga kjo forcë politike.

Postuar: 28/07/2017 - 14:35

Presidenti Ilir Meta ka marrë ditën e sotme një mesazh urimi nga kryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis.

Postuar: 28/07/2017 - 14:20

Deputeti socialist Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI-së Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje.

Postuar: 28/07/2017 - 14:07

 

Këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës kanë akuzuar Partinë Demokratike se po bëjnë pazar me Partinë Socialiste për kreditë e buta.