BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Aksioni nga SPAK, ironizon ish deputeti demokrat: Ylli Ndroqit iu sekuestruan pasuritë, Saimir Tahirit asnjë palë këpucë!

Aksioni nga SPAK, ironizon ish deputeti demokrat: Ylli Ndroqit iu sekuestruan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se SPAK po vepron në dy standarte. Pas vendimit të sekuestros pasurore të Ylli Ndroqit, Balliu thotë se ka pabarazi në hetimet e tyre.

Ish-deputeti deklaroi se për një pronar media jepet një vendim i menjëhershëm sekuestroje ndërsa ish-ministrit Saimir Tahiri nuk i kanë sekuestruar asnjë palë këpucë.

"Qytetarët kanë një pritshmëri shumë të madhe për SPAK pasi pritet që ajo te vendosë drejtësi për shumë çështje kombëtare. Nëse ajo bën lëvizje të njëanshme, problemi nuk është ndaj personit që hetohet, Ora News apo kushdo qoftë. Është një problem kombëtar dhe më e madhe se thjeshtë një çështje. Po t’i referohemi fakteve, janë sekuestruar pasuri ndërsa ndaj Saimir Tahirit nuk janë sekuestruar asnjë palë këpucë. Hetimi nuk është problem, nëse është i nevojshëm atëherë është i drejtë. Kushdo që ka një problem apo pikëpyetje, verifikohet dhe më pas merret vendimi. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit dhe jo të bëhen selektime. Po të hetohet burri i Olta Xhaçkës çfarë mund të mos gjesh, pasi është burri i Ministres së Mbrojtjes. Si dhe ata deputetë që Basha i nxori nga Parlamenti pasi kishin lidhje me krimin, nuk i janë konfiskuar asgjë. Problemi me Ylli Ndroqin është se ai ka dy media që njihen si kritike ndaj qeverisë. Ka një pabarazi në hetim dhe kur kjo është ndaj mediave, është një ngjarje e rëndë. Nëse do të heqësh pavarësinë dhe lirinë e qytetarëve, kjo nis nga shkatërrimi i medias së lirë."-tha Balliu.