BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

"Akt emancipues në politikën shqiptare"/ Spastrime masive dhe largime të figurave të njohura në Partinë Demokratike, reagon Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD: Sot i dorëzuam listën Bashës

"Akt emancipues në politikën shqiptare"/ Spastrime masive

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së ka reaguar pas mbylljes së procesit të vlerësimit të kandidatëve një ditë më parë. Komisioni deklaron se sot i ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH.

Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

DEKLARATE E KOMISIONIT TE VLERESIMIT TE KANDIDATEVE
Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm.

Më të lexuarat