BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Akt i turpshëm”/ Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ nga selia blu dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme: Pasuroi familjen dhe lau paratë e pista!

“Akt i turpshëm”/ Frrok Çupi nxjerr prapaskenat

Analisti Frrok Çupi ka bërë një analizë hollë për atë se çfarë po ndodh brenda PD-së.

Sipas Çupit Basha nuk ishte e nevojshme që t’i manipulonte votat, pasi ishte e paracaktuar që ai do të vazhdonte të qëndronte në krye të PD-së.

Ai thekson se rrënimi i PD-së i ka rrënjët e thella dhe nis që në momentin që kjo parti u shit për interesa familjare dhe u përdor për pastrim parash nga ish-drejtuesi i saj Sali Berisha.

Komenti i plotë:

Mirë me PD-në, po me gurët e varrezave- pse?

Një gjë krijon pështjellim nga sjelljet në PD: Mirë se kryetari edhe një herë u zgjodh në krye, po pse i duhej që të manipulonte votat? Edhe pa këtë akt të turpshëm, ai prapë kryetar do të ishte…

Njëmijë pështjellime krijojnë mungesa e principeve, peshoret e munguara, vjedhjet dhe dhuna në PD…, por prapë bëhet pyetja ‘pse?’. ‘Pse të mos ishte sot PD një parti normale?, në fund të fundit. ‘S’më peshon shumë pse humba në zgjedhje, por pse PD-së i rrodhën 30 mijë anëtarë?’, shtron dilemën një nga kandidatët përballë Bashës.

Po, vërtet, pse PD i bën pisllëqet ‘kot së koti’?

PD është si njeriu i vetëm, edhe bën si njeriu i vetëm: me vese, me uri, me mashtrime. Ja çfarë bënte një ‘njeri i vetëm’ shumë vite të shkuar: Të gjithë në qytet e njihnin për ‘njeri të mirë’. Megjithatë e ‘shëtisnin’ nga qelia në qeli; një herë me 6 muaj pse vodhi një bulonë në fabrikë, një herë me 3 muaj pse kishte marrë një copë dru nga marangozi ku punonte… Më në fund ku ta çonin në një vend ku nuk kishte çfarë merrte?, e dërguan roje në varrezat e qytetit; varrezat kishin lumin e Vjosës poshtë dhe asgjë tjetër me vlerë nga ana tjetër. Por edhe në varreza ‘njeriu i vetëm’, vidhte diçka çdo ditë, para se të linte punën merrte një gurë, e fuste në xhep dhe ikte…

Ja kështu historia e individit me gurët e varrezave. Po pse vallë PD sillet si në mes varrezash? Kësaj here, për shembull, PD nuk kishte asnjë nevojë që të vidhte zgjedhjet e veta, të monopolizonte listat e anëtarësisë me qëllim që të fitonte Luli, as të bënte garë të pa barabartë as kandidatë ‘sikur’, as të shtonte artificialisht numrin e anëtarëve që votuan për kryetarin ekzistues. Sepse Luli ishte i fituar qysh prej fillimit, kjo ishte paravendosur. PD manifeston vese ‘kot së koti’, si të vjedhësh një send që nuk të vlen për asgjë.

Sëmundja e PD është shumë e thjeshtë dhe krejt njësoj si sëmundja e individit. Para disa vitesh, kryetari i PD, Berisha, kishte sjellë në foltoren e Kuvendit akuzën ‘kleptomani’ për kundërshtarët. Ja kjo është sëmundja që ka sot vetë PD, por e ndarë në dy linja: Linja e parë është ‘vjedhja’ për shkak të sëmundjes; ndërsa linja e dytë është vjedhja si ‘kriminalitet në karrierë’.

E para, kleptomania i ka shkaktuar partisë PD dhe vetë kombit, një humbje kohe kot, një sorollatje në dyert e ‘burgjeve’, dmth., në dyert e pa vlerës, dhe sot nuk mund të shërohet nga sëmundja. Po pyesin njerëzit ‘a duhet të ekzistojë më PD’, kur në fakt ka kohë që nuk ekziston… E keni vënë re se si partia e parë e ‘demokracisë’ ha kohën e qytetarëve shqiptarë duke mos pranuar zgjedhjet, del nga parlamenti e pastaj ankohet ‘pse nuk isha aty’, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe pastaj thotë pse nuk fitova, lideri shet protestat e qytetarëve demokratë dhe me ata lekë blen një vilë, e dy e tre vila, paguan qindra njerëz që shajnë dhe shpifin në rrjetet sociale; vetë lideri historik shpif si njeri nën- mesatar…

Ja kështu, kjo është sëmundja. Kjo është patologjia politike që pastaj e bën PD-në që të vjedhë edhe xhepat e vet, votat e veta brenda përbrenda.

Linja e dytë është vjedhja si kriminalitet në karrierë:

Këtu sendet, madje edhe ‘lodrat’ e PD-së, janë me vlerë dhe shumë të shtrenjta. PD, vetë, shpiku vjedhjen e votave në Shqipëri për herë të parë; kjo ndodhi në vitin 1996 kur fitorja e PD-së shënoi 101 për qind ndërsa opozita u gjakos në rrugë e në sheshe. Krimi i vitit 1996 tani duket si një ves i kondicionuar, por që partia nuk heq dot dorë.

Ja si nuk heq dot dorë:

Nuk ndahet dot nga konflikti, njësoj si ai individi që nuk heq dorë nga gurët e varrezës.

Konflikti mes individëve dhe krahinave (Veri- Jug e Kosovë- UÇK- Fark) u ndez me fitila nga PD në vitet 1997, ‘98 e gjithnjë; por kjo është kthyer në një çështje të madhe për stabilitetin në rajon.

Anti- perëndimizmi:

Tani PD ka hyrë në verbërinë anti- perëndimore. Orientimi anti- perëndimor i PD nisi që në vitin 1992 kur presidenti e anëtarësoi vendin në Lidhjen Islamike, por sot konflikti me SHBA është kthyer në sjellje kriminale.

Vjedhja direkte:

Edhe vjedhja e fondeve publike nisi herët derisa u kthye në pasurim familjar si Çaushesku dhe në rrezik për paqen. Qeveritë e PD e kanë shitur veten si ‘shenjtore’, por duke futur duart në vlerat e mëdha të përbashkëta të kombit. PD mori vendime shtetërore në favor të vetes, jo në favor të kombit, privatizoi asete kombëtare për familjen, theu embargon e naftës e të armëve dhe përfitoi miliarda, ngriti skema piramidale dhe lau paratë e pista. Kleptomania, akti i vjedhjes së sendeve pa vlerë, solli aktin më të lartë kriminal të liderit kryesor si ‘minues i demokracisë’.

Vjedhja e sendit të kotë dhe vjedhjet kriminale shpesh marrin e japin mes veti.

Më të lexuarat