BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Sport

Aktivitet festiv e sportiv me fëmijët me aftësi ndryshe, Kamza i bën mbyllje speciale vitit

Aktivitet festiv e sportiv me fëmijët me aftësi ndryshe, Kamza i

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kamza i bëri një mbyllje speciale vitit, duke organizuar një aktivitet të veçantë me fëmijët me aftësi ndryshe. Në kohën kur pandemia ka gjunjëzuar Europën e ka sjellë shumë probleme me sportin edhe në Shqipëri, një nismë e klubit Kamza Basket, mbështetur nga Federata Shqiptare e Basketbollit, si dhe nën vëmendjen personale të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, sollën sadopak gjallëri tek komuniteti, i cili është mjaft i lidhur me skuadrën e basketbollit.

  Aktivitet festiv e sportiv me fëmijët me aftësi ndryshe, Kamza i

Aktiviteti me natyrë sportive dhe festive, erdhi në kuadër të festave të fundvitit dhe shënonte realizimin e një objektivi primar, që është gjithëpërfshirja. Në këtë kuadër, Shoqata Kamza Basket, nën drejtimin e Eni Llazanit dhe Glen Prodanit, dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme të bashkisë së Kamzës, zhvilluan në palestrën e basketbollit të Kamzës aktivitetin me fëmijët me aftësi ndryshe të këtij komuniteti, aktivitet i veçantë për një grup fëmijësh të veçantë. Nuk është rastësore që këtë nismë e mbështeti fuqishëm Bashkia e Kamzës dhe kryebashkiaku i saj, Rakip Suli, duke i bërë një mbyllje speciale këtij viti. Më shumë sesa produkti i aktivitetit, duhet përshëndetur fakti që nisma synonte integrimin e kësaj pjese të komunitetit që ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e të gjithëve. Dhe mesazhi ishte i duhuri, prandaj Bashkia e Kamzës e mbështeti atë në mënyrë të pakushtëzuar.

Aktivitet festiv e sportiv me fëmijët me aftësi ndryshe, Kamza i

Kryebashkiaku Suli përshëndet aktivitetin

Aktiviteti, duke qenë i veçantë dhe i dedikuar për një kategori të veçantë të komunitetit të Kamzës, nuk mund të mos merrte vëmendjen e kryetarit të Bashkisë, Rakip Sulit, i cili u gjend në mesin e fëmijëve me aftësi ndryshe, për t’u dhuruar atyre dashuri por njëherësh dhe për të garantuar mbështetjen e tij  për këtë komunitet. “Kënaqësi e veçantë të ndaja disa momente festive me grupin e më të mirëve. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit, shpërndamë dhurata dhe certifikata, për një nga komunitetet më të veçanta të Kamzës. Faleminderit Eni Llazani dhe Glen Prodani për iniciativën në integrimin e mëtejshëm të tyre në shoqëri”, shkruan numri një i Kamzës në profilin e tij në rrjetin social “facebook”.  Duhet theksuar se për shkak të respektimit të urdhrit të qeverisë dhe komisionit teknik Cocid-19, të pranishmit ishin në numër të kufizuar dhe ftesat të limituara. 

Aktivitet festiv e sportiv me fëmijët me aftësi ndryshe, Kamza i

Në fund të këtij aktiviteti, fëmijëve iu dhanë dhurata dhe nga një certifikatë pjesëmarrjeje me urimin “Gëzuar dhe qoftë një vit plot aktivitete”. Me këtë rast, Shoqata Kamza Basket uroi të gjithë komunitetin ku ajo ushtron veprimtarinë, sportistë, prindër, trajnerë, organizatorë dhe cilido që ka kontribut për ecurinë e sportit të basketbollit, të kenë një vit më të mirë në të gjitha aspektet. theksojmë, së fundmi, se aktiviteti pati mbështetje të gjerë. Ishte një grup i tërë suportues që patën rolin e tyre në këtë veprimtari. Sidomos i rëndësishëm ishte kontributi i Rizvan Kurtit, i cili punoi në mënyrë të veçantë me grupin e fëmijëve me aftësi ndryshe. Urimi kryesor për komunitetin e sportit në të gjithë vendin, e veçmas në Kamzë, është që viti 2021 të rikthejë sportin në qendër të vëmendjes dhe sportistët t’u kthehen terreneve sportive.

Aktivitet festiv e sportiv me fëmijët me aftësi ndryshe, Kamza i

A.Balla