Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akuzat e Boçit për dëftesat, Nikolla: “Do t’i shkoj deri në fund”. Për koston e defektit do paguaj pjesën time

Postuar: 21/07/2018 - 18:12

 Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur me dëftesat e klasës së nëntë, në momentin kur ato u printuan fillimisht. Në studion e emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ministria Nikolla sqaroi se për shkak të një defekti teknik, këto dëftesa rezultuan me probleme.Por fill pas konstatimit të problemit ato u tërhoqën, dhe tashmë nxënësve po u shpërndahen dëftesat e sakta.Sa i takon kostove pas një gabimi të tillë, ministrja Nikolla nuk ngurron të marrë përgjegjësinë, duke u shprehur se do të paguajë pjesën e saj.

Sakaq, ministrja e Arsimit i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Luciano Boçi, duke u shprehur se tenderi për dëftesat është kryer sipas procedurave ligjore.

Nikolla theksoi se do të ngrejë padi ndaj deputeti Boçi, lidhur me akuzat ndaj saj.

“Nuk është vetëm seanca e parë për fat të keq ku bëhen akuza. Kam qenë në disa seanca dëgjimore, ku vetëm dëgjim nuk ka. Është e trishtë, edhe për faktin se në krye të komisionit është një zonjë që duhet të performonte shumë më mirë se një zotëri. Sa i takon akuzave të Luciano Boçit, do të them se ajo që unë jam e vendosur për t’i shkuar deri në fund është kundërvënia ndaj një kulture të keqe që po zë vend në Shqipëri, “Fol, fol, se diçka në fund do të mbetet”. Boçi lidhte një defekt teknik, vetëm me dëftesën e klasës së 9, duke e lidhur me faktin se ministrja e Arsimit po abuzon me tenderin.

Ne sapo e konstatuam problemin kërkuam tërheqjen e tyre. Padyshim që edhe unë marr pjesën time të përgjegjësisë për këtë gabim. Është një kosto prej 1 mln lekësh të vjetra që do ta ndajë ministri së bashku me komisionin që duhet ta monitoronte, dhe ta kalonte në lupë. Tashmë dëftesat po shpërndahen në shkolla, dhe po ecën sipas programit. Ndërkohë që është pjesa tjetër që unë do t’i shkoj deri në fund, është ajo që thotë Boçi. Sipas tij tenderi nuk është bërë, po realizohet nga Ministria e Arsimit, dhe është ministrja ajo që po zgjedh tenderin e radhës. Kjo është e turpshme. Unë ia kam thënë edhe z.Boçi që do t’i shkoj deri në fund. Do ngre padi për këto akuza”, u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/08/2018 - 10:30

Ndikimi rus në Shqipëri ka filluar të shtrihet në nivele shumë të larta. Prej muajsh Moska po tenton të ndërhyjë në Ballkan dhe Mali i Zi me Maqedoninë e Serbinë ishin fokusi i saj kryesor.

Postuar: 16/08/2018 - 10:20

 Ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për arrestime në nivele të larta.

Postuar: 16/08/2018 - 10:10

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit polit

Postuar: 16/08/2018 - 08:19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndër emrat më të pasur sa i takon rangut të kr

Postuar: 16/08/2018 - 08:14

Vetingu në sistemin e drejtësisë po fakton nga dita në ditë se sa i korruptuar është gjyqësori sh

Postuar: 16/08/2018 - 08:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në dorë frenat e Partisë Demokratike.