BREAKING NEWS

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen paralajmërimet në takimet me deputetët e krerët e bashkive, ja ministrat që pritet të lëvizin

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen
x

Politike

Akuzat ndaj Thaçit, Spartak Ngjela e thotë hapur: Ja ku gaboi Presidenti!

Akuzat ndaj Thaçit, Spartak Ngjela e thotë hapur: Ja ku gaboi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbajti sot fjalimin e parë publik pas aktakuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. Thaçi tha se akuzat ishin të pabaza dhe se në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

Për avokatin Spartak Ngjela, Hashim Thaçi ka bërë gabim me marrëveshjen për shkëmbim kufijsh.

‘Lufta në Kosovë është një luftë guerrile që solli liri. Këta në luftën guerrile mund të kenë bërë diçka gabim. Nuk po shkon në gjykatë fashiste. Ne nuk mund të flasim kundër gjykatës. Thaçi të mbrohet në gjykatë.

Kundër Thaçit dolën Merkel dhe Macron për shkëmbimin e territoreve. Nuk kemi shumë informacione por kemi prcedentin shqiptar. Edhe Enver Hoxha sapo erdhi në pushtet hoqi dorë nga veriu i Shqipërisë”- tha Ngjela.