Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akuzat për Sokol Olldashin, ja aferat me rrugët, portet, koncesionet dhe lidhjet me botën e krimit

Akuzat për Sokol Olldashin, ja aferat me rrugët, portet, koncesionet dhe lidhjet me botën e krimit

Postuar: 09/07/2013 - 10:22

Fundi i pushtetit të korruptuar të Sali Berishës, imponoi “plakun” e PD të japë dorëheqjen edhe prej drejtimit të kësaj partie të degraduar si moral, ideologji, funksion e program. Prej 23 vitesh, kjo parti u drejtua me dorë të hekurt prej “Carit” Sali Berisha, si një parti nepotike, klanore, krahinore, mafioze me të dhëna të plota e të provuara, të një drejtimi si partitë e diktaturave me regjim monist, shembullin e të cilave e kishim për 45 vite në Shqipëri dhe që Sali Berisha e manifestoi dhe e aplikoi me saktësi e pasion në drejtimin e PD. Ikja, reale apo demagogjike e Sali Berishës nga kreu i PD, ka nxjerr në skenë dy kandidatura të oborrit familjar e politik të PD, pjesë e kupolës së kësaj partie, që “thuhet” se do ta zëvendësojnë Berishën në këtë kolltuk. Janë dy personazhe, Sokol Olldashi e Luzim Basha, të dy pinjoll të ardhur nga familja e bllokut komunist të diktaturës, ish-ministra të PD në 8 vitet e fundit. Të dy kanë luftuar për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Që kanë zëvendësuar kolltukët e njëri-tjetrit me porosi e urdhër të Sali Berishës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve Publike e Transportit. Të dy janë akuzuar e kanë dosje penale në drejtësi, si kontingjente krimi e abuzimi me detyrën në sektorin ekonomik-financiar, si dhe me akuza publike, për lidhje me botën e krimit, madje edhe me krimin njerëzor, të “prodhuar” prej pushtetit që ata kanë pasur në “kthetra”. Edhe pse të dy, fushatën po e zhvillojnë duke deklaruar se “Sali Berisha është i pazëvendësueshëm”. Ata tashmë kanë dalë në pjacë dhe po luftojnë për ta zëvendësuar. Por vetëm njeri prej tyre është caktuar prej Sali Berishës dhe familjes e klanit mafioz “Berisha”, për ta zëvendësuar Sali Berishën si dekor publik dhe ky është “djali i shtëpisë”, Luzim Basha. Ndërsa tjetri, shërbëtori i oborrit familjar, ministri Sokol Olldashi është kandidat “kukull”, i caktuar si i tillë në këtë rol prej Sali Berishës. Po kush është Sokol Olldashi, kandidati për kryetar formal i PD, ministër i tenderëve të rrugëve e koncesioneve në favor të familjes, ministër i Brendshëm, që kishte dhe ka miq të afërt të veprimtarisë së tij politike e personale njerëz të botës së krimit e mafies, madje edhe shitës femrash e menaxherë motelesh, i cili po  bën sikur po konkurron, për të zëvendësuar padronin e tij Sali Berishën, duke bërë teatër komik, sikur po lufton në bazën demokrate, për të sfiduar “trashëgimtarin” e familjes “Berisha”, Lulzim Bashën.

Skandalet e Sokol Olldashit

Monopoli i fibrave optike për 40 vjet
 
Sokol Olldashi, përfaqëson klanin më të fuqishëm ekonomik në Partinë Demokratike. Ermi i tij lidhet me shumë afera dhe skandale. Vitin e kaluar u zbulua një kontratë mes Ministrisë së Transporteve dhe firmës “ATU”, për shtrimin e fibrave optike në rrugët kombëtare të vendit. Kontrata e firmosur nga ministri Olldashi, i jepte të drejtën firmës që të hapte të gjitha rrugët kombëtare të vendit dhe të shtronte nën to fibra optike për komunikimin. Kontrata i jepte firmës të drejtën e përdorimit ekskluziv të rrugëve për një periudhë 40-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Gjithçka u paracaktua në mënyrë klienteliste. Skandali qëndronte në faktin se ministri i Transportit, Sokol Olldashi,  dha monopolin e rrjetit të fibrave optike tek një firmë për 40 vite. Pas kësaj firme, fshihej Bashkim Ulaj, biznesmen i familjes Berisha. Çështja u komplikua edhe më shumë për shkak se edhe ministri i Komunikacioneve, Genc Pollo, hapi procedurat për tenderin me të njëjtin qëllim. Madje, ky tender ishte thuajse gjithçka bën Ministria e Pollos. Për shkak të përplasjes, Pollo shtyu procedurat e tenderit.
 
Skandali me rrugën e Fahri Balliut
 
Ndërtimi i rrugës Fier-Tepelenë, e quajtur ndryshe, “rruga e Fahri Balliut”, botuesit të gazetës “55”, shërbëtorit të gjithë pushteteve që në lindje të tij. Kunata e tij, (ish)Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, ishte njëkohësisht dhe përfaqësuese ligjore e kompanisë së ndërtimit të rrugëve “Alpine Mayreder”, licencuar si e tillë me firmën e sokol Olldashit dhe ky fakt  përbën një skandal të rëndë qeveritar, ku i implikuar është sërish ministri Sokol  Olldashi, ose siç njihet prej drejtësisë, botës së biznesit dhe shqiptarëve, si “ministri i tenderëve korruptiv të rrugëve”. Firma ka zhdukur paratë, pasi duket se ka falimentuar, ndërsa qeveria i dha edhe 3 milionë euro vitin e kaluar, me një vendim të posaçëm, të propozuar prej Sokol Olldashit.
 
Skandali me koston e rrugës Levan-Vlorë
 
Sërish në skenë Sokol Olldashi dhe Fahri Balliu. Kostoja e rrugës Levan-Vlorë shkoi në 60 milionë euro nga 40 që ishte parashikuar. Por, Olldashi tha se kjo është rruga më e lirë në rajon. Ai tha se fajin për këto zvarritje e kanë socialistët, edhe pse pranoi si nënkontraktor Alban Tirana, kompania e mikut të Fahri Balliut, nuk ka plotësuar punimet në kohë. Rruga ka marrë edhe 18 milion euro financime shtesë, ndërkohë që kostoja e saj ka shkuar në 60 milion euro për 24 kilometra, nga 42 milion euro që ishte fillimisht. Për më tepër zvarritja ka qenë e padurueshme për banorët e zonës. Ky projekt ishte gati që në kohën e socialistëve, por edhe sot e kësaj dite nuk ka mbaruar.
 
 Afera me terminalin e kontenierëve
 
Në shkurt të këtij viti, Olldashi dha me koncesion Terminalin e Kontenierëve në Portin e Durrësit për një periudhë 35-vjeçare. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Portit, ndërmjet ministrit Olldashi dhe përfaqësuesve të kompanisë ‘Kurum’, së cilës  iu dha ky koncesion. Pas terminalit të kontenierëve, Olldashi vendosi të japë me koncesion edhe Terminalit të Trageteve në Portin e Durrësit në mënyrë të dyshimtë.  
 
Dhënia e reklamave milionëshe, për mediat e pushtetit
 

Nëse ka një skandal që mund ta fundosë Sokol Olldashin, ai është skandali i ndarjes së reklamave. Pjesën më të madhe të reklamave i kanë marrë sekserët dhe mediat pranë qeverisë, ndërsa media anti-qeveria janë ndëshkuar. 190 mijë dollarë janë paguar nga Drejtoria e Rrugëve vetëm për kompaninë publicitare “Promo”, në zotërim nga vëllai i pronarit të grupit mediatik ‘Klan’. Së bashku me reklamat dhënë kompanive të tjera mediatike pranë qeverisë, që nga viti 2006, për llogari të Drejtorisë së Rrugëve, janë shpenzuar para nga arka e shtetit plot 1,6 milionë dollarë. “Olldashi i ka dhënë 500,000 USD gazetës ‘Rilindja Demokratike” 100.000 USD për gazetën “55” të Balliut dhe 200. 000 USD të gazetës “Kohës Jonë” të Frangajt të TV-së, na i paska dhënë edhe Frangajt të vogël, në kompaninë e tij ‘Promo’, pjesë të familjes mediatike qeveritare “Klan”, plot 190.000 USD”, ka deklaruar Eduart Shalsi.
 
Klani “Xhakja” lidhja me Sokol Olldashin

Në një raport konfidencial që i është dërguar CIA-s dhe FBI-së si edhe ambasadës amerikane në Tiranë, thuhet se klani “Xhakja” ka lidhje të forta me Partinë Demokratike dhe veçanërisht me ministrin e Transportit, Sokol Olldashi. Ai ishte deputet i kësaj zonë në kohën kur sistemi zgjedhor ishte i ndarë në zona të veçanta zgjedhore. Në këtë raport thuhej se “z. Olldashi po kujdeset personalisht që kjo çështje të mbyllet, si shpërblim për ndihmën që ka dhënë klani "Xhakja" gjatë zgjedhjeve të 2005” dhe në fakt kështu ka rezultuar pasi Xhakja fitoi lirinë. Ka të dhëna në këto momente, se Interpoli Spanjoll ose Portugez, ka botuar fotografinë e tij, si person i kërkuar për trafikim ndërkombëtar droge. Ai është një nga miqtë më të ngushtë të ministrit të Punëve të Brendshme, S. Olldashi, të cilin e takon të paktën dy herë në javë, kur darkojnë bashkë ose në shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit. Ata mbahen në kontakt nëpërmjet shoferit të Olldashit, Lali, njeriu i tij më i besuar. Ky person është i rrezikshëm dhe i dëmshëm, i regjistruar në arkivat e policisë si person me tendenca të rrezikshme kriminale, si vrasje dhe trafikim droge e prostitucioni. Ka të dhëna në këto momente, se Interpoli Spanjoll ose Portugez, ka botuar fotografinë e tij, si person i kërkuar për trafikim ndërkombëtar droge. Ai është një nga miqtë më të ngushtë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Sokol Olldashi, të cilin e takon të paktën dy herë në javë, kur darkojnë bashkë ose në shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit. Ata mbahen në kontakt nëpërmjet shoferit të Olldashit, “Leqoja”, njeriu i tij më i besuar, një ish-trafikant femrash në Greqi. Ky person është i rrezikshëm dhe i dëmshëm, i regjistruar në arkivat e policisë si person me tendenca të rrezikshme kriminale, si vrasje dhe trafikim droge e prostitucioni.

Koncensioni i kolaudimit të mjeteve

Kolaudimi i mjeteve të transportit rrugor në Shqipëri, vazhdon të jetë dhe të përdoret si monopol i mbajtur nën kontroll nga “një dorë” e vetme shërbimi. Ky koncension i është dhënë me tender fiktiv e abuziv, që prej vitit 2009 firmës zvicerane "Societe Generale de Surveillance" (SGS). Sipas akuzës që kanë bërë firmat konkurrente në tender, këtë koncesion e ka dhënë në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente false e më klientelizëm ministri Sokol Olldashi, i cili pr këtë tender ka të depozituar edhe një dosje penale në prokurori e cila nuk po hapet ende.

Skandali me rrugën Levan-Tepelenë

Ky është skandali më i rëndë në planin e krimit ekonomik që ka kryer ministri Sokol Olldashi. I interesuar drejtpërdrejtë që këtë aks rrugor ta fitonte një firmë klienteliste me probleme ligjore abuzive me tenderët në Bavari, ai shkeli gjithë procedurat dhe  e shpalli fituese firmën e tij të preferuar “Alpine Mayreder”. Ky aks rrugor prej 75 kilometër, ka përfunduar vetëm në 30 kilometër, ndërsa 45 kilometrat e tjerë nga Damësi i Fratarit, deri në Tepelenë janë kthyer në gërmadhë dhe kanë mbetur gërmadhë prej 5 vitesh. Në këtë rrugë, janë hedhur 30% më tepër fonde me propozim qeveritar të Sokol Olldashit, të firmosur prej Sali Berishës e të zhvatura prej dyshesh Balliu-Olldashi, por që rruga nuk po përfundon dhe firmat vazhdojnë të kenë koncesionin e ndërtimit, ndërkohë qe po me urdhër të ministrit Olldashi, firma fituese e tenderit “Alpine Mayreder” i ka përcjell punimet e kësaj rruge në 7 firma të tjera nënkontraktore, të cilat zhvatin miliona e nuk përfundojnë punimet, ndërkohë që ministri Olldashi edhe sot e kësaj dite, vazhdon e firmos “çeqe” milionash..

Kaq pasuri ka deklaruar Sokol Olldashi
 

1.      Detyrim kësti i dytë për vilën te Gjiri i Lalëzit me vlerë 27 000 euro
2.      Paga dhe shpërblime 1 688 285 lekë
3.      Dieta jashtë shtetit 2180 lekë
4.      Paga e bashkëshortes 1 189 353 lekë
5.      Paga e bashkëshortes në universitet privat 14 mijë e 40 euro
6.      Të ardhura nga botimet e bashkëshortes 207 mijë 600 lekë   Nga: Përparim Halili
 

 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr