BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Politike

Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit, Baton Haxhiu: Jam vetë dëshmitar, UÇK s’ka bërë asnjë sulm ushtarak deri kur...

Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit, Baton Haxhiu: Jam vetë

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar aktivitetin e UÇK-së si dëshmitar i kohës.

Ai u shpreh se deri në momentin kur trupat serbe kishin sulmuar me tanke familjen Jashari, UÇK-ja nuk kishte sulmuar asnjëherë ushtrinë kundërshtare.

“Një arsye po ju them se jam dëshmitar. UÇK nuk ka bërë asnjë sulm në garnizonet ushtarake të ushtrisë jugosllave deri në mars 1998, kur kanë hy tanket ushtarake tek familja Jashari. Prej vitit 1996 deri në 1998 ballafaqimi i UÇK ka qenë veç me policët, pasi ata kanë qenë dhunuesit e secilës familje. Dhe shikoni sa të kujdesshëm kanë qenë anëtarët e UÇK për dy vite e diçka, dhe nuk është prek asnjë ushtar. Nuk është vra, nuk është sulmuar garnizoni, asnjë gjë. Ballafaqaimi ka qenë me policinë, e cila ka qenë dhunuese me familjen brenda”, tha Haxhiu.