BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

Akuzat për krime lufte/ Përfundon dita e dytë e marrjes në pyetje e Presidentit Thaçi në Hagë

Akuzat për krime lufte/ Përfundon dita e dytë e marrjes në

Ka përfunduar dita e dytë e intervistimit të Presidentit Hashim Thaçi në Hagë nga Prokuroria Speciale në lidhje me akuzat për krime lufte. 

Pas 6 orësh intervistim Thaçi nuk u prononcua për mediat

"U mora në pyetje nga dy prokurorë. Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorëve. Nesër do të rikthehem sërish për të vazhduar këtë proces" ishin fjalët e para të Thaçit dje. 

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, njoftoi se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.