BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Akuzat për kryebashkiakun e Bulqizës, Ermonela Felaj: Nëse SPAK e vërteton do largohet nga detyra, është e papranueshme

Akuzat për kryebashkiakun e Bulqizës, Ermonela Felaj: Nëse SPAK e

Çështja e kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, por edhe të vetë mazhorancës që e përfaqëson në pushtetin vendor. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj e cilësoi të papranueshme videon e publikuar në media, që PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë. Deputetja e PS-së në një reagim për media u shpreh se nëse është e vërtetë, ai duhet të largohet nga posti. "Unë nuk dua të paragjykoj, më vjen mirë që ka reagim shoqëruar, isha e bindur që do të kishte dhe kjo do të thotë se sjellje të tilla janë të papranueshme kushdo që t’i kryejë. Reagimi shoqëruar të rrënon dhe veprimi është më i shpejtë nga ai që sjell ligji, që është abstrakt dhe të përcaktojë çdo lloj situatë. Nëse dikush thyen rregullat e punës nuk meriton që ta ushtrojë më këtë funksion. Ka lidhje me gjestin dhe të qenit përdorues, nuk përshtatet me detyrën e funksionarit publik. Rasti konkret është duke u hetuar SPAK", deklaroi Felaj. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë komentoi edhe vetingun në polici. Felaj tha se Komisioni i Vetingut në Policinë e Shtetit do të rinisë ditën e martë të javës që vjen pas pezullimit për pak ditë për shkak të problemeve me sallat te Pallati i Kongreseve. "Janë pezulluar për shkak të problemeve me sallat te Pallati i Kongreseve, Komisioni e ka shtruar punën e vet. Policia të mos jetë e frikësuar, procesi do të jetë i drejtë dhe i paanshëm, ata të mos shkëpusin luftën kundër krimit. 92 subjekte nga gradat e larta janë shortuar. Javën që vjen të martën të dalin në seancën përkatëse, të cilat na rezultuan se janë pezulluar për shkak të disa problemeve të ambienteve te Pallati i Kongreseve", tha Ermonela Felaj. Deputetja socialiste u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e avokatit të turkut Hasan Çelik që dyshohet se është pjesë e Gylenit, që u ekstradua nga Shqipëria në fillim të këtij viti, ndërsa deklaroi se nuk janë shkelur të drejtat e njeriut, pavarësisht deklaratave të mbrojtësit ligjor dhe eurodeputetes rumune. "Kjo nuk është çështje që ka lidhje me Komisionin e Sigurisë dhe as me organizatën në fjalë. Janë procese gjyqësore dhe duhen ndjekur në gjykatë. Nuk është proces që hyn në kompetencën tonë. Nuk mund ta themi se janë shkelur të drejtat e njeriut, nuk mund ta imagjinojmë dhe ta themi. Nëse ka shkelje të ligjit duhet ta thotë gjykata", tha deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Më të lexuarat