Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akuzohet për falsifikim dhe fshehje të parave/ A do të shkojë Basha nesër në Prokurori? Rama e thotë troç: Është i akuzuar!

Postuar: 16/06/2019 - 20:09

Rama u shpreh nga Pogradeci sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.

"Arsyeja pse duan ta bëjnë Shqipërinë zhele për të mos hapur negociatat, është se ata e dinë se cfarë vjen. Vettingun nuk e ndaluan dot. Nuk mjafton pastrimi, pasi kur fillon negociatat në tavolinë ke dy kapitujt e parë dhe BE-ja të thotë urdhëroi kapitujt e drejtësisë. Ata e dinë mirë këtë, historia e vendeve që kanë hyrë në BE, duhet të provojnë që janë shtete të së drejtës. Po ku e përballon dot Saliu këtë situatë, po Iliri, po Lulëzimi që nuk e di  sa vite ka që bën prokurorin LIVE dhe tani nuk është i dyshuar, por i akuzuar, si do e përballojë këtë? Prandaj fallxhorja punon ditë natë që rruga të mbyllet" tha ai.

Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 14:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Partive Socialiste Europiane dhe me figura të tjera të rëndësishme të BE-së.

Postuar: 17/10/2019 - 13:54

Deputetja Rudina Hajdari sot në seancën parlamentare ka hedhur akuza në drejtim të qeve

Postuar: 17/10/2019 - 13:41

Një takim i zhvilluar ditën e sotme nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent

Postuar: 17/10/2019 - 13:04

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar të gjithë shq

Postuar: 17/10/2019 - 12:41

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ka publikuar listën e partive pje

Postuar: 17/10/2019 - 12:39

Eurokomisioneri Johannes Hahn pas takimit me kryeministrin Rama është shprehur se edhe në rast se

Postuar: 17/10/2019 - 12:26

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po lobon për hapjen e negociatave për Shqipërinë.