BREAKING NEWS

Ç'farë u dëgjua dhe nuk u dëgjua nga Edi Rama, nga burg, luftë, kufoma dhe heshtje për paketë krize, 1 milion të papunë dhe mijëra biznese në rrugë

Ç'farë u dëgjua dhe nuk u dëgjua nga Edi Rama, nga
x

Politike

Alarmohet Athina: Tirana ka nisur përgatitjet për luftë, rekrutët shqiptarë mund të përdoren për destabilitet, kanë lidhje me SHISH

Alarmohet Athina: Tirana ka nisur përgatitjet për luftë,

Tensionet e ditëve të fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duket se kanë rindezur akuzat dhe pretendimet për një luftë të re në Ballkan. Këtë herë kanë qenë mediat greke, ato të cilat janë shprehur se Shqipëria prej disa muajsh ka nisur përgatitjet për luftë. Ndërkohë dje duke iu referuar rastit të ushtarëve shqiptarë në Greqi që u dënuan për shkak se bënë simbolin e shqiponjës, mediat shprehen se të gjithë rekrutët shqiptarë mund të jenë rrezik për vendin. Sipas tyre, një në shtatë ushtarë në Greqi është shqiptar dhe në rast tensionesh ata mund të përdoren nga Greqia apo Turqia. Madje, mediat shkruajnë se një pjesë e rekrutëve mund të kenë lidhje me Shërbimin Informativ Shtetëror. “‘Të destabilizojnë Greqinë me anë të 12.000 ushtarët me origjinë shqiptare që shërbejnë në ushtrinë greke’, kjo është thirrja që bën Tirana me të gjitha mundësitë e hapura për sigurinë e brendshme të vendit. Nga 86.000 ushtarë që shërbejnë në forcat e armatosura greke, 12.000 prej të rekrutuarve janë me prejardhje shqiptare. Kështu që një në shtatë ushtarë është shqiptar. Kjo do të thotë se shumë thjesht, në çdo kohë dhe moment, shqiptarët që kryejnë shërbimin ushtarak, të dezertojnë vendin tonë, ose në rast lufte me Turqinë ose të japin informacione në sigurimin e shtetit shqiptar, gjë e cila mund të ketë ndodhur edhe tani. Autoritetet përkatëse duhet të veprojnë menjëherë sepse rreziku është afër”, shkruan “pentapostagma”.

Shqipëria përgatitet për luftë

Nga ana tjetër edhe “Newsbomb.gr” i ka bërë bujë lajmit të krijimit nga Ministria e Mbrojtjes së depos së magazinimit të karburanteve. “Në të njëjtën kohë Tirana përgatitet për luftë duke përmirësuar objektet e magazinimit të karburantit në rast emergjence, me një sistem të ri të sigurisë, mbyllje të jashtme, sistem mbikëqyrës dhe ndriçim dhe video për 24 orë”, shkruhet në uebin e newsbomb.gr. Pjesë e këtij investimi ishte magazina e re, e ndërtuar në bazë të standardeve të NATO-s (me beton të fortë) dhe konsiderohen si nga më të sigurta në Shqipëri. Sipas publikimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, objektet e reja të magazinimit mund të sigurojnë karburant për rreth gjashtë muaj, jo vetëm për helikopterët e Forcave Ajrore, por edhe në dispozicion për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Siç është shprehur në media, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shprehu kënaqësinë për këtë vepër që është bërë dhe deklaroi se me anë të kësaj, forcat ajrore bëhen më efektive. Kjo vepër filloi ndërtimin e saj që prej vitit 2015. Greqia është i vetmi vend europian që nuk njeh minoritetet dhe nuk pranon se një shtetas grek mund të ketë kombësi apo besim fetar të ndryshëm. Krimi i ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë tregon për një mentalitet që zë fill vite të shkuara e që vazhdon edhe sot.

Andi KOROVESHI