Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alarmohet PD, Basha thërret në zyrën e tij ekspertët e opozitës për reformën në drejtësi

 Alarmohet PD, Basha thërret në zyrën e tij ekspertët e opozitës për reformën në drejtësi

Postuar: 14/01/2016 - 14:50

Një ditë para mbledhjes së komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi për të shqyrtuar draftin e ekspertëve të maxhorancës, kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur në zyrën e tij ekspertët e opozitës dhe anëtarët demokratë të këtij komisioni.
 
Në takimin, i cili ka zgjatur rreth një orë, është diskutuar për qëndrimin e opozitës që do të mbajë në këtë tryezë politike tashmë. Ashtu siç është shprehur edhe në deklarata publike kryetari Basha apo edhe ekspertë të PD-së për drejtësinë, opozita mbetet e vendosur për t'i qëndruar të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në këtë sistem.
 
Një ditë më parë, ekspertët e PD thanë se drafti i PS shmang rekomandimet e Komisionit të Venecias në 11 çështje, ndërsa përmes këtij drafti maxhoranca kap të paktën 8 institucione, në të cilat emërohen nga kuvendi 30 funksionarë të lartë të drejtësisë.
 
Por ndërkaq drafti i propozuar nga ministria e Drejtësisë e në mënyrë specifike formula për emërimin e gjyqtarëve duket se është e mirëpritur nga demokratët dhe shihet si opsion për t'u bërë pjesë e draftit.
 
Demokratët përjashtojnë mundësinë për të shkuar në Venecia me më shumë se një draft për reformën në drejtësi. Opozita bojkotoi tryezën e ekspertëve të reformës pasi nuk u dakortësua për formulën e emërimit të gjyqtarëve që shmang votimin e cilësuar prej 84 votash në Kuvend, vota të cilat maxhoranca aktuale i ka .
 
Kjo formulë, sipas demokratëve, bën që shumica politike të ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Këtë të premte në orën 11.00 mblidhet në kryesinë e Kuvendit komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi në të cilin pritet të diskutohet politikisht. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë