BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Alaudin Malaj në hall të madh, bashkëshortja i merr pasurinë, ish-gjyqtari nis paditë ndaj kolegëve që e elanë në baltë

Alaudin Malaj në hall të madh, bashkëshortja i merr

Nuk kanë fund historitë e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj. Ky i fundit është bërë protagonist kohët e fundit, pasi përveçse rendit mes sheikëve të drejtësisë për nga pasuria, dha dorëheqjen nga vetingu ndërsa sherret e tij në familje kanë qenë tepër të bujshme. Pak javë më parë përfundoi në polici sepse u rrah me grushte me djemtë. Por bëmat nuk mbarojnë me kaq, pasi tashmë Alaudin Malaj po humbet dhe pasurinë. Divorci me bashkëshorten duket se po i kushton shtrenjtë pasi ajo po i merr pasurinë. Gazeta “Si”, ka zbuluar se Malaj ka kallëzuar gjyqtarin Adriatik Bocaj, për të cilin insiston se ai duhet hetuar për shpërdorim detyre. Dyshimet e Malajt hedhin dritë hije mbi Bocajn, duke qenë se sipas tij ish-kolegu u shpreh me një vendim civil për sigurim padie përtej afatit të vendosur me ligj që është pesë ditë. Jo vetëm kaq, por Malaj pretendon se Bocaj ia rrëzoi kërkesë-padinë me gjithë argumentet dhe shkaqet ligjore që ai parashtroi duke i bazuar dhe në dyshimet se konflikti civil kishte lindur nga përpjekjet e ish-gruas së Malajt për të dëmtuar pasurinë e përbashkët të tyre. sipas gazetës në fjalë, gjyqtari Malaj pretendon në denoncimin e tij se mosmarrëveshjet në familje i nisën gjatë pjesëtimit të pasurisë familjare dhe të përbashkët. “Marrëdhëniet me bashkëshorten janë tejet të acaruara, madje kanë shkuar deri aty se ajo ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtjeje prej meje, si dhe ka shtyrë fëmijët të kërkojnë urdhër-mbrojtjeje prej meje. Në këto kushte dhe me këtë klimë të acaruar, m’u krijuan dyshimet se ish-bashkëshortja do të vinte në rrezik interesat familjare dhe ekonominë familjare, pasi pashë mënyrën se si ajo sillej me ekonominë familjare”, thotë në kallëzim gjyqtari Malaj. Një ndër veprimet që e ka bindur Malajn se po ndodhte diçka me pasurinë e përbashkët është tërheqja cash e një shume, në llogarinë e përbashkët të çiftit. Pikërisht duke parë transfertat dhe lëvizjet që po kryente ish-bashkëshortja, i bindur se ajo po vepronte në këtë mënyrë për të zeruar llogarinë e përbashkët, Malaj thotë në denoncim se iu drejtua gjykatës për të vendosur sigurim padie që do të thoshte deri diku të ngrinte veprimet financiare të ish-gruas derisa pasuria të pjesëtohej sipas Kodit të Familjes. “Ju drejtova gjykatës duke pasur parasysh që me masën provizore, ekzekutimi i vendimit do të bëhej i vështirë më pas, por gjyqtari Bocaj e rrëzoi kërkesën, ndonëse i kërkova që e paditura të paraqiste aktet në gjykim sipas kësaj padie”, përmendet në kallëzim, raporton “Si”.

Arrestimi i gjyqtarit

Përplasjet në familje sollën pak kohë më parë arrestimin e ish-gjyqtarit Malaj. Arrestimi i tij u bë në dhjetor 2020 pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Policia shprehej se Malaj ka rastisur në një parkim me fëmijët e mitur dhe ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për të mos ju afrua atyre të cilët pas divorcit, gjykata i ka lënë në kujdestari të ish bashkëshortes së gjyqtarit. Ndërsa shkak i konfliktit që ai pati me një prej djemve të tij të mitur ishte pretendimi i djalit se babai përdorte makinën në pronësi të ish gruas, jashtë vullnetit të saj. Djali i ish gjyqtarit pretendon se makina është e së ëmës dhe se po përdoret nga Alaudin Malaj me forcë dhe jashtë vullnetit të saj, duke çuar në konflikt dhe tone të larta të zërit mes tyre, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Malaj dha dorëheqjen si gjyqtar dhe i shpëtoi procesit të vetingut.

Më të lexuarat