BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Albana Hana kandidate e PS në Elbasan: Do eci në hapat e babait, ja çfarë do të sjell në politikë

Albana Hana kandidate e PS në Elbasan: Do eci në hapat e babait, ja

Albana Hana, e bija e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana do të kandidojë për deputete pranë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo u shpreh se përfshirja në politikë ka si qëllim të vazhdojë misionin e të atit. Për të çuar përpara kontributin e të atit në shërbim të vendit, Albana Hana u bë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste përmes platformës “Deputeti që duam”. Ajo do të jetë kandidate për qarkun e Elbasanit dhe do të përfaqësojë zonën e Përrenjasit, ku është edhe vendlindja e babait të saj. “Për mua është e rëndësishme që unë të vazhdoj në hapat e tij, me veprime konkrete dhe kjo është arsyeja kryesore pse vendosa të përfshihem në politikë. Krediti i parë që PS më ofroi këtë mundësi, është sepse jam vajza e prokurorit”, tha ajo. Hana u shpreh se dhe pse nuk është pjesë e fushës së politikës ajo ka punuar me shumë projekte të Bashkimit Europian. Ajo tha se nuk mund të bazohet puna duke sharë apo duke hedhur baltë mbi të tjerët, por duke u fokusuar në qëllimet dhe projektet në bashkëpunim ndërkufitar. “Jam vajzë e kësaj zone dhe kur erdha sot kam vënë re një ndryshim kozmik do thoja, ndryshim shumë të madh që ka ndodhur në zonë dhe më vjen shumë mirë. Unë nuk jam e fushës së politikës, unë jam e fushës së projekteve. Për shumë vite jam marrë me projekte të Bashkimit Europian dhe kjo është pika më e fortë ku unë do doja të fokusoheshim, por për këtë dua besimin tuaj, dua të punojmë bashkë. Ndoshta jeni të lodhur, ndoshta keni humbur besimin tuaj, janë të gjitha të pranueshme, por gjërat duhen bërë bashkë. Do të punojmë bashkë me projekte të ndryshme, mbi të gjitha të bashkëpunimit ndërkufitar. Kjo do jetë puna jonë. Nuk ka rëndësi çfarë kanë bërë të tjerët. Ne nuk mund ta bazojmë punën tonë duke sharë apo duke hedhur baltë, por do ta bazojmë vetëm në punën tonë. Vetëm kështu do ndryshojmë”, tha Hana. Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012.

Më të lexuarat