BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

Aldo Bumçi zbulon çfarë do ndodhë me kandidatët e PD që u skualifikuan nga gara për zgjedhje

Aldo Bumçi zbulon çfarë do ndodhë me

Degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin, iu nënshtruan një seri zgjedhjesh për kandidatë për deputetë. Ish-deputeti Aldo Bumçi, e cilësoi këtë proces si një risi, por që ka nevojë për disa rregullime, një ndër të cilat sipas tij heqja e kriterit 20% për mospëlqimin ndaj një kandidati.

Bumçi pranoi se në këtë listë mund të përjashtohen shumë persona që kanë kontribuar për Partinë Demokratike, por shtoi se nëse Partia Demokratike shpallet fituese në zgjedhje, ka shumë pozicione ku mund të angazhohen këto aktorë.

“ Unë mesa i njoh kolegët, unë nuk e di si do të jetë rezultati përfundimtar, ne nuk kemi ende listën me 140 deputetë që do t’i paraqitet qytetarëve shqiptarë, si ofertë elektorale e Partisë Demokratike. Por me aq sa unë njoh kolegët e mi, nuk besoj që ato do të ndërmarrin hapa. Ky proces ka vend për t’u përmirësuar, por ka krijuar më shumë frymëmarrje. Partia Demokratike i ka dhënë jetë procesit, ka më shumë dritë dhe një komision, ata janë pjesë e Partisë Demokratike, por nuk mund të themi që janë njerëz që janë rreshtuar dhe nuk kanë treguar kundërshtinë e tyre për kryetarin, qoftë kur ka qenë zoti Berisha, qoftë dhe Basha. Ata që do të mbeten jashtë absolutisht do të jenë të pakënaqur, por unë besoj që një parti e madhe nuk mund të mendojë që vetëm 70 persona, në rastin më të mirë, sepse do të kenë dhe aleatët vendet e tyre. Një parti e madhe ka 10 her 70. Por zgjedhjet lokale dhe qeverisja, të lejojnë që të promovohesh në pozicione shumë më të rëndësishme se sa thjesht një deputet, të vazhdosh karrierën politike dhe të japësh kontributin tënd të dukshëm publik. Ka vend për deputetë që dogjën mandatet, qëndruan një vit, u përballën me një periudhë protestash si qytetarë. Pra një periudhë opozitare shumë kërkuese, të gjithë meritojnë vlerësim për kontributin që ke dhënë.”-tha Bumçi.

Më të lexuarat