BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston në Durrës, Budina: Presidenti do e shpërndajë Parlamentin, ta përmbysim këtë klikë të ndyrë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston në Durrës, Budina:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur ditën e djeshme një protestë në qytetin e Durrësit, ku u mblodhën disa qytetarët për të firmosur peticionin e ndërmarrë nga AMT. Të pranishëm ishin disa qytetarë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Regjisori Edmond Budina, i bëri thirrje popullit nga Durrësi që mos ketë më frikë dhe e bëri fakt të kryer që presidenti Ilir Meta do e shpërndajë Parlamentin. Budina citoi presidentin se nëse populli ngrihet ai do e shpërndajë prandaj bëri thirrje për përmbysjen e qeverisë. “U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma, por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni ç’bëhet në Parlament. Ata bëjnë tallava në Parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në Teatrin Kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky Parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin”, u shpreh Budina. Më pas protesta në Durrës vijoi, ku mbajtën fjalën edhe aktivistët e tjerë të AMT dhe artistët. Ata i bënë thirrje popullit për të reaguar ndaj klasës politike që po qeveris vendin. Artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u shprehën se kjo klasë politike po shkatërron çdo ditë kujtesën historike dhe shpresat e shqiptarëve për demokraci dhe shtet të së drejtës. Fjalimet e përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shoqëroheshin gjatë të gjithë kohës me thirrjet “Rama ik” nga të pranishmit. Sakaq Budina deklaroi se aleanca do të mbajë protesta të ngjashme si ajo e Durrësit në të gjithë Shqipërinë ku do të vijojnë të mbledhin firma për peticionin.