Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleatët shtojnë presionet ndaj Bashës: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, zvarritja e reformës të marrë fund

Postuar: 07/12/2017 - 08:53

Aleatët kanë shtuar presionet ndaj Partisë Demokratike sa i përket reformës zgjedhore. Ndonëse Basha, ashtu si dhe mazhoranca, është shprehur pro reformës zgjedhore si dhe për vendosjen e sistemit elektronik, duket se ka një moskoordinim mes PD dhe aleatëve të saj sa i përket sistemit që do të aplikohet. Kjo për faktin se aleatët e PD janë shprehur se reforma duhet të nisë fillimisht me ndryshimin e sistemit. Ka qenë kreu i LZHK, njëherësh deputeti i dalë nga listat e PD, Dashamir Shehi, i cili, gjatë një prononcimi për gazetën, theksoi se prioriteti kryesor i reformës zgjedhore është ndryshimi i sistemit si dhe vendosja e votimit dhe numërimit elektronik. “Për mua prioriteti kryesor është ndryshimi i sistemit sepse reforma nuk merret me gjërat anësore. Reforma merret me esencën e gjërave. Ndërkohë kjo është e para sa i përket tezës politike. Kurse e dyta, meqenëse kjo është dhe një gjë e kërkuar nga palët, është votimi elektronik dhe numërimi elektronik”, tha Shehi. Sakaq, kreu i LZHK u ndal edhe tek sistemi ku theksoi se është për një sistem kombëtar pasi sipas tij sistemi aktual e e ka copëzuar unitetin kombëtar. “Unë në radhë të parë jam për një sistem kombëtar sepse sistemi rajonal që është aktualisht e ka copëtuar unitetin kombëtar. Kurse sa i përket numrit të deputetëve jam që të reduktohet qoftë në 120, 110 apo 100. Ndonëse për këtë çështje nuk kam na një paragjykim po e theksoj se për mua ka rëndësi vetëm sistemi. Dhe këtu do të preferoja një sistem mazhoritar i korrektuar me proporcional, në një masë të tillë që praktikisht nëqoftëse ke marrë 10% të votave të marrësh 10% të deputetëve. Megjithatë nuk kam pretendime që kjo që propozoj unë është definitive apo është më e mira”, tha ai.

Duka: Sistemi të ketë element mazhoritari

Ndërkohë i të njëjtit mendim është dhe aleati tjetër i PD, kreu i PAA, Agron Duka, i cili ashtu si dhe kreu i LZHK theksoi se është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor. Madje Duka u shpreh se është pro listave të hapua pasi deputetët kanë dhe më shumë mundësi për të shprehur vullnetin e zgjedhësve. “Prioriteti kryesor, ashtu siç edhe e kam ritheksuar më përpara, është shmangia e futjes së duarve të të inkriminuarve. Ndërkohë unë prapë gjithmonë kam shprehur bindjen se nuk është e drejtë që të mos ketë element mazhoritari. Pra jam pro listave të hapura se kështu me lista të mbyllura duket se njerëzit emërohen dhe nuk shprehin vullnetin e zgjedhësve. Kurse sistemi zgjedhor mbetet për tu diskutuar sepse duhet të jetë një formë sa më pak vunerabël, sa më pak e prekshme nga blerja e votave apo krimi”, u shpreh Duka.

Partitë e vogla gati aleancën

Duke parë situatën dhe manovrën që po bëjnë partitë e mëdha kundrejt partive të vogla, këto të fundit e kanë gati lëvizjen e radhës. Sipas kreut të LZHK nëse partitë e mëdha nuk iu përgjigjen kërkesave të partive të vogla këto të fundit janë gati të luftojnë për zërin e tyre. “Nëqoftëse ata nuk do të na përgjigjen ne do të bëjmë reaksionin tonë me aq mjete sa kemi. Megjithatë nuk them se do të vendoset siç themi ne sepse ata janë shumë dhe ne jemi pak. Por luftën tonë do e bëjmë deri në fund dhe kjo është e gjitha. Sot për sot jemi akoma në fazën e parë por kur të diskutojmë dhe të dalin idetë konkrete të të gjithë palëve atëherë dhe ne do të flasim për këtë temë”, tha ai. Ndërkohë i të njëjtit mendim është dhe kreu i PAA, Agron Duka i cili u shpreh për gazetën se partitë e vogla do të bëjnë të gjitha lëvizjet mundshme që të mos dëmtohen nga reforma zgjedhore. “Sa i përket aleancës po them që mbetet për tu parë. Mendoj që për arritjen e synimeve që gjithsecili nga ne ka, duhet patjetër që të mbështetet nga një parti e madhe. Megjithatë ne do të bëjmë të gjitha lëvizjet e mundshme që të arrijmë një rezultat sa më pozitiv”, tha Duka. 

Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2017 - 19:51

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu sqaron arsyet pse nuk shkoi në festën e 27 vjetorit të themelimit të partisë Demokratike.

Postuar: 11/12/2017 - 19:38

Një nga emrat e përfolur si kandidate për postin e kryeprokurorit të përkohshëm është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

Postuar: 11/12/2017 - 19:25

Festës së 27 vjetorit të  krijimit të PD-së, do t’i mungojnë figura dhe zëra të fuqishëm të kësaj partie ndër vite.

Postuar: 11/12/2017 - 19:17

Në kuadër të të festës së 27-vjetorit të themelimit të PD-së, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 18 majit.

Postuar: 11/12/2017 - 18:57

Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk i ka munguar 27-vjetorit të  krijimit të PD-së.

Postuar: 11/12/2017 - 18:56

Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk i ka munguar 27-vjetorit të  krijimit të PD-së.

Postuar: 11/12/2017 - 18:43

Në fjalimin e mbajtur në 27-vjetorin e themelimit të PD-së, kreu i saj Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve që ishin mbledhur në Pallatin e Kongre