BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Politike

Aleatët braktisin “Foltoren”, Mediu del kundër Berishës për protestën e 6 dhjetorit, zbulon arsyen pse e bojkotoi tubimin, kërkon konsultim me partitë simotra europiane

Aleatët braktisin “Foltoren”, Mediu del kundër

Kryetari i Partisë Republikane dhe aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu deklaroi publikisht se nuk do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta. Në një lidhje direkte me “Euroneës Albania”, deputeti i opozitës tha se PD duhej të konsultohej me aleatët e vet dhe më pas me frontet e Partive Popullore Europiane dhe Partitë Konservatore Europiane për të patur një qëndrim të përbashkët pasi në atë datë zhvillohet samiti i përbashkët mes udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe liderve të Ballkanit Perëndimor. Mediu theksoi se nuk është pyetur nga Berisha, Meta apo aleatë të tyre për organizimin e kësaj proteste. Ai nënvizoi se kjo protestë mund të kthehet në “boomerang” për opozitën pasi mund të krijojë perceptimin e gabuar e injorimit të rëndësisë së këtij samiti. “Për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete të opozitës. Meqënëse ndodhemi para një samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme atë marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar”, tha fillimisht Mediu. Burime për gazetën “SOT” mësuan se edhe deputeti tjetër i opozitës, Dashamir Shehi refuzoi pjesëmarrjen në protestën kundër qeverisë në 6 dhjetor.

Mediu: Do jem në Uashington në Internacionalen Demokratike në 6 dhjetor

I pyetur se përse nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga “Foltorja” dhe Partia e Lirisë, kreu i PR u justifikua se atë ditë do të jetë në takim të Internacionale Demokratike që do të zhvillohet në kryeqytetin amerikan Uashington. Ai theksoi se edhe nëse do t’i merrej mendimi për mbajtjen ose jo të kësaj proteste kundër qeverisjes socialiste, ai përsëri do të kërkonte marrjen e mendimit nga Partitë Popullore Europiane, familja e partive të djathta të kontinentit të vjetër në Parlamentin Europian. “Nuk do të jem sepse do të jem në Uashington në një takim të Internacionales Demokratike që zhvillohet në të njëjtën kohë. Po të më kishin pyetur, do thoja në radhë të parë që duhet patjetër të konsultoheshim me Partitë Popullore Europiane”, bëri me dije Fatmir Mediu. Që prej nisjes së konfliktit brenda PD, ai ka mbajtur qëndrim asnjëanës në konfliktin mes demokratëve.

Vangjel Dule: Me kandidatët tanë në 3 bashki, e gjithë opozita të na mbështesë

Kryetari i Partisë për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule deklaroi se forca e tij politike do të garojë me kandidatë veçmas nga opozita në 3 bashki në jug të vendit për zgjedhjet lokale të14 majit 2023. Kreu i forcës politike përfaqësuese të minoritetit grek në vendin tonëbëri me dije në “Report TV” se kërkon mbështetjen e të gjithë forcave politike opozitare, pa përjashtuar as PD zyrtare dhe as “Foltoren”, për kandidatët e tij në Finiq, Dropull dhe Himarë. Sipas tij, mbështetja e të gjithë opozitës për kandidatët për kryebashkiakëtë PBDNJ në këto 3 zona, është e arsyeshme për shkak të influencës së madhe që ka kjo parti në këto bashki. “Ne kemi influencë në 3 bashki dhe do kërkojmë forcave të tjera të opozitës pa dallim, nuk mund t‘i drejtohet njërit, dhe jo tjetrit, dhe ke detyrimin që të japësh mbështetje dhe në ato bashki që nuk ke pretendim. Mbështetjen duhet t’ia japësh atij që ka influencën më të madhe. Do dalim me kandidatët tanë në Bashkinë e Finiqit, Dropullt dhe Himarës. Tradicionalisht, jemi forcë e parë nëpërmjet forcave opozitare dhe për rrjedhojë logjika është që të kemi mbështetjen e të gjitha forcave të tjera politike dhe këtu nuk mund të bësh dallimin”, foli Dule për pjesëmarrjen e forcës së  tij politike në zgjedhjet lokale të 2023.

Negociatat në opozitë, Dule ende nuk ka biseduar me Berishën dhe Alibeajn

Ai shtoi se ka bisedua deri tani me deputetët e tjerë të opozitës që nuk bëjnë pjesë në PD si: Dashamir Shehin, Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe Nard Ndokën. Edhe pse nuk bëri me dije nëse ka biseduar apo jo me Sali Berishën ose Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e ardhshme lokale, ai u shpreh optimist se e gjithë opozita do të dalë me qëndrim të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme përballë mazhorancës socialiste. Kemi marrë kontakte me Dashamir Shehin, Agron Duka, Fatmir Mediun si edhe Nard Ndoka. Jemi duke koordinuar dhe besoj se do kemi një qëndrim të unifikuar në kuadrin e opozitës në masën më të madhe të mundshme të unifikuar”, u shpreh kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.