Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleatët paralajmërojnë Bashën, Agron Duka: Diskutojmë për koalicionin vetëm nëse miratohet reforma zgjedhore, të plotësohen kushtet tona

Postuar: 11/01/2019 - 07:57

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka paralajmëruar Bashën sa i takon bashkëpunimit me të në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, kreu i PAA deklaroi hapur se do diskutojë me PD për koalicionet, vetëm nëse miratohet reforma zgjedhore. Megjithatë, Duka u shpreh i bindur se pavarësisht se si do të shkojë diskutimet politike, sipas tij, PAA do të jetë subjekti i parë që do regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Megjithatë, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, kreu i PAA deklaroi ditën e djeshme se koalicioni i partisë që ai drejton me Partinë Demokratike, do të varet nga ecuria e reformës zgjedhore. Sipas tij, përfundimi i reformës zgjedhore dhe marrja në konsideratë e kërkesave të partive të vogla është kusht i panegociueshëm. “Jemi të vetëdijshëm për afatet e shpallura nga KQZ; partitë kanë afat të regjistrohen në zgjedhje deri më 21 prill, ndërsa deri në 1 maj është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Mund t’ju them se PAA do të jetë partia e parë që do të regjistrohet në këto zgjedhje. Ndërsa për sa i përket koalicionit Kryesia e PAA-së do të mblidhet brenda fundit të janarit për të diskutuar mbi këtë drejtim, dhe më vonë, me gjasë në fund të shkurtit, do të jetë Asambleja jonë që do të zgjedhë në mënyrë kolegjiale, nëse do të dalim vetëm apo do të negociojmë për të hyrë në koalicion. Megjithatë, kushti ynë për të nisur bisedimet mbi koalicionet është përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore”, deklaroi ai.

Reforma zgjedhore po zvarritet qëllimisht

Kryetari i PAA, Agron Duka akuzoi më tej Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste se po e zvarrisin qëllimisht reformën zgjedhore, me qëllim dështimin e saj. Madje, Duka u shpreh i bindur se PD-PS tanimë e kanë gjetur dakordësinë për reformën zgjedhore, duke bërë pazare në kurriz të partive të vogla. Sipas tij, deri më tani nuk është plotësuar asnjë kusht i partive të vogla sa i takon reformës zgjedhore. “Partia Agrare Ambientaliste e ka shprehur me kohë shqetësimin e saj për zvarritjen e reformë së Kodit Zgjedhor. Në gjykim tonë, dy partitë e mëdha, duket se po veprojnë nën diktatin e një marrëveshje të heshtur me njëra tjetrën. Diçka që po çon në dështimin e reformës. Të shkosh në zgjedhje me Kodin e vjetër, për ne, do të thotë t’ju lejosh partive të mëdha të fusin duart në votat e partive të vogla, të cilat janë pa përfaqësues në procesin e numërimit. Asnjë nga kushtet për të cilat ne kemi luftuar deri më tani nuk është plotësuar. As kushti minimal i numërimit elektronik, i cili do të siguronte zgjedhësit se rezultati i votimit nuk do të manipulohet në kasaphanat e deritanishme elektorale, nuk është plotësuar”, u shpreh ai.

Çelja e negociatave, varet nga reforma

Kryetari i PAA, Agron Duka deklaroi se nëse reforma zgjedhore dështon, faji sipas tij, bie mbi PS dhe PD. Megjithatë, ky nuk është i vetmi shqetësim për Dukën. Gjatë prononcimit për gazetën “SOT” ai u shpreh se çelja e negociatave varet nga ecuria e reformës zgjedhore, të cilët ndërkombëtarët e kanë vënë si kusht për t’u anëtarësuar në BE. “Përgjegjës për këtë sigurisht nuk jemi ne, as partitë e tjera të vogla, por ato që kanë në dorë fatet e reformës. Sigurisht kjo nuk është një shuplakë vetëm ndaj zgjedhësve, të cilët meritojnë një Kod Zgjedhor cilësor dhe përfaqësues, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë reformën zgjedhore një kusht themelor për çeljen e negociatave. Pra ata që bllokojnë reformën nuk po i thonë “JO” vetëm zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe çeljes së negociatave me BE. Uroj të jenë të vetëdijshëm për këtë, dhe të mbajnë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë”, nënvizoi Duka për gazetën “SOT”.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.