Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleati i Bashës ‘nxjerr nga loja’ Metën: Opozita duhet të kërkojë dialog me maxhorancën, kemi nevojë për...

Postuar: 12/09/2019 - 16:40

Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu i është rikthyer dialogut opozitë-mazhorancë, si e vetmja zgjidhje për zgjidhjen e krizës, por ndryshe nga më herët, si negociator nuk kërkojnë presidentin Ilir Meta, por ndërkombëtarët. I ftuar në studion e Report Tv, Mediu tha se kjo krizë, e cila ka "pushtuar" vendin prej muajsh, mund të zgjidhet vetëm me anë të një dialogu, teksa ka theksuar në një situatë të tillë, duhet lënë me një anë këmbëngulja për kushtin "Rama Ik".

"Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. "Rama ik" patjetër, sepse është simbol i së keqes. E lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen. Kemi nevojë për partnerët ndërkombëtar, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë pikëpamje, Komisioni Europian,  SHBA dhe OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s'e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën", tha Mediu në Report Tv.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj