BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Politike

Aleati i ngushtë i Bashës habit me deklaratën, i bën thirrje opozitës: Boll me akuza ndaj Ramës. E domosdoshme një platformë e qartë e së djathtës

Aleati i ngushtë i Bashës habit me deklaratën, i bën thirrje

Në një kohë që të gjitha partitë opozitare po përgatiten për të maksimalizuar votën, për kreun e Republikanëve, Fatmir Mediun, orientimi  i Opozitës të Bashkuar në akuzat ndaj Edi Ramës është i gabuar. Ai thotë se është momenti për ti paraqitur shqiptarëve atë që do të ofrojmë. 

 “Opozita Shqiptare sot duhet të ndërtojë një moment të ri dhe momenti i ri që duhet të ndërtojë opozita shqiptare nuk është vetëm sesi do të mposhtim Edi Ramës, por sesi do të bashkojmë shqiptarët. Ne duhet të tregojmë tani, pa ikur Edi Rama se duam ta ndërtojmë Shqipërinë për mirë”, tha Mediu.

Ndonëse në koalicionin opozitar përfshihen edhe parti të majta, Mediu kërkon që e djathta të jetë më kompakte dhe se idetë e saj programore duhet të jenë të qarta. Organizim ai kërkoi edhe për të ruajtur votën e shqiptarëve nga manipulimi ditën e zgjedhjeve. Gjatë takimit me strukturat në Laç, Mediu nuk kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas kreut të PR, po e bën realitet më të largët integrimin e vendit në BE.