Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aleati i PD-së mohon skenarin e djegies së Kuvendit, i bën kritikën e fortë presidentit Meta

Postuar: 11/09/2019 - 12:03

Deklarata e bërë nga Presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor se një ditë përpara protestës së thirrur nga opozita më 8 Qershor kishte marrë një informacion të klasifikuar se persona të caktuar do ta shfrytëzonin mitingun edhe për djegien e Kuvendit, ka sjellë reagime  jo të mira në kampin opozitar.

Aleatët e Lulzim Bashës përjashtojnë të ketë pasur një skenar dhune nga ana e opozitës, teksa e ftojnë kreun e shtetit të sqarojë më tej qëndrimin e tij.
 
 “Nuk qëndron! Kreu i shtetit ka informacionet e veta, por kjo duhet t’i ishte dhënë edhe Kryeministrit e institucioneve të tjera. Opozita s’ka ndërmend të djegë Parlamentin, dhe në 10 protesta kombëtare nuk u plagos njeri. Ideja për të krijuar se ka pasur dhunë, është vetëm ide e Ramës. Ne si opozitarë s’kemi pasur pretendim për dhunë e për të djegur Parlamentin. Po ka pasur informacione që ka pasur dhunë nga Rama, ta sqarojë, por e la pa sqaruar se nga do vinte dhuna”- shprehet  Dashamir Shehi në një intervistë për TV Klan.
 
Shehi gjithashtu nuk i ka kursyer kritikat në adresë të Presidentit Meta për paraqitjen në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.
 
“Presidenti ka shkuar përpara një Komisioni të Paligjshëm e pamoralshëm dhe pa qenë i detyrueshëm, dhe e dyta që teza që zgjedhjet janë shtyrë se ka pasur elemente dhune. Une besoj që zgjedhjet janë shtyrë për të gjetur kohë dhe s’e besoj qe brenda Shqipërisë ka pasur ide për të djegur Parlamentin. Shqipëria ka pasur edhe periudha më të vështira, por nuk është djegur ndonjëherë Parlamenti”.
 
Edhe Partia Demokratike, përmes numrit dy të saj Gazment Bardhit, mohoi të kishte një plan për djegien e Parlamentit në protestën e 8 Qershorit.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 22:48

Krzeministri ka raguar ndaj disa lajmeve që po qarkullojnë se pritet tërmet sërish.

Postuar: 22/09/2019 - 21:20

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se në banesat e dëmtuara rëndë do të ketë ndërhyrje

Postuar: 22/09/2019 - 20:33

Pas tërmeteve të fuqishme që përfshinë Shqipërinë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Sekretar

Postuar: 22/09/2019 - 20:04

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Be

Postuar: 22/09/2019 - 19:50

Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarë

Postuar: 22/09/2019 - 19:33

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me deputetët Fatmir Xhafaj

Postuar: 22/09/2019 - 18:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër