Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alibeaj akuza të forta qeverisë: U angazhua gjithë shteti privat i Ramës për mbrojtjen e Agron Xhafajt

Postuar: 11/10/2018 - 14:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp hodhi akuza ndaj qeverisë.

“U angazhua gjithë shteti për mbrojtjen e Agron Xhafajt, Edi Rama ka krijuar një shtet privat dhe një shtet mafioz që ka vetëm një qëllim, që të shpëtojë trafikantin Agron Xhafaj dhe shumë trafikantë që kanë lidhje me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

DEKLARATA E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ

I. Sot jemi përpara jush, për të dëshmuar me fakte dhe prova, sesi Edi Rama, përmes veglave të veta në prokurori:

·         nuk heton krimin e organizuar me mbështetje shtetërore, por denoncuesit;

·         nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarin;

·         nuk procedon penalisht Ministrin e Brendshëm që ka ndihmuar të vëllain t’i shpëtojë drejtësisë dhe të vijojë i qetë trafikun e drogës, por deputetët e opozitës që denoncojnë trafikun e drogës.

·         nuk zbulon prova për të gjetur të vërtetën, por fabrikon dhe falsifikon prova dhe dëshmitar.

Është fakt se:

1-     Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio që provonte se ai drejtonte trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Është fakt që:

2-     Prokuroria nuk nisi kurrë hetimi mbi përgjegjësinë e Fatmir Xhafës në falsifikimin e ligjeve për llogari të anëtarit të familjes së tij mafioze, vëllait të dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Është fakt se:

3-     Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse është kompetente për të hetuar trafikun e drogës dhe jo kallëzimin e rremë, nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës. Çfarë është bërë më drogën në Tragjas? Po me personat që ofrojnë furnizimin me drogë dhe që shfaqen në materialin investigativ të gazetarit? Asgjë. Asnjë veprim.

Është fakt se:

4-     Edi Rama ka instaluar një shtet privat mafioz, sic deklaroi publikisht 2 ditë më parë kur tha se ai vetë ka ngritur një strukturë të posaçme për të fabrikuar prova dhe dëshmitar, me qëllim mbrojtjen e Fatmir Xhafës dhe Agron Xhafës.

Është fakt se:

5-     Ndonëse në 16 Maj 2018 Edi Rama pranoi publikisht se dispononte ekspertizën shkencore të një Laboratori ndërkombëtar që kishte arritur sipas tij në konkluzionin se zëri në përgjim nuk është i Agron Xhafës, prokuroria e kontrolluar prej tij, as nuk guxon ta thërras për t’ia kërkuar këtë provë, edhe pse opozita ka bërë një Kallëzim penal për këtë çështje.

Është fakt se:

6-     Prokuroria në çdo hap që ka hedhur, ndjek rezultatin që i paracakton Edi Rama dhe përdoret prej tij si zyrë e propagandës dhe mashtrimit të opinionit publik.

Është fakt se:

7-     Fatmir Xhafaj pranon publikisht se ka fakte dhe prova për këtë çështje, por prokuroria e kontrolluar prej tij, nuk e ka thirrur për t’ia kërkuar këto prova dhe fakte, edhe pse opozita ia ka kërkuar zyrtarisht.

Është fakt që:

8-     Prokuroria nuk zbatoi dhe nuk hetoi sipas ligjit Antimafia pasurinë e trafikantit të drogës Agron Xhafaj dhe familjarëve të tij, përfshirë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, siç ligji e detyron.

Më poshtë faktet e plota, që tregojnë sesi Kryeprokuror në këtë çështje, është vetë Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi hetimet janë drejtuar personalisht nga Edi Rama. Faktet dhe provat që tregojnë sesi prokuroria në këtë çështje ka patur vetëm rolin e noterit.

DEKLARATA E KËSHILLTARIT LIGJOR NË PD, GAZMEND BARDHI

II. Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm.

Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ‘aktor’ për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ‘aktor’ ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën.

Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Dokumentet e përfshira në dosjen hetimore, konfirmojnë disa nga faktet që përmend aktori i Edi Ramës në video-përgjim:

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 12:07

Në fjalën e tij në parlament lidhur me bastet sportive kryeministri Rama  u ndal edhe te ata persona që do të dalin të papunë nga mbyllja e basteve sportive.

Postuar: 18/10/2018 - 11:54

Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga u fotografua duke drekuar me ish-kre

Postuar: 18/10/2018 - 11:53

Kryeministri Rama i është përgjigjur paraardhësit të tij, Sali Berisha për çështjen e b

Postuar: 18/10/2018 - 11:45

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në Kuvend ka folur edhe një herë për mbylljen e kazinove e

Postuar: 18/10/2018 - 11:40

Parlamenti Europian kërkon nga politika shqiptare që të gjejë konsensusin për Reformën Zgjedhore.

Postuar: 18/10/2018 - 11:13

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me ironi ndaj situatës problematike në vend që

Postuar: 18/10/2018 - 11:12

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia do të dalë në gjykatën e Apelit në datë 21 nëntor.