BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, SHBA merr vendimin drastik ndaj Iranit! Përfaqësuesi amerikan bën paralajmërimin e fortë: Nëse agresioni nuk frenohet, do të…

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, SHBA merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri Kim?! Ja pazari...

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri
x
BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x

Politike

Alibeaj takon bashkëreporterët e Asamblesë Parlamemtare të KiE për Shqipërinë, zbardhet çfarë u diskutua

Alibeaj takon bashkëreporterët e Asamblesë Parlamemtare të

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka pritur në një takim dy bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada.

Ai thotë se ka kërkuar mbështetje nga bashkëraporterët për Reformën Trritoriale dhe atë Zgjedhore, duke i quajtur të papranueshme ndryshimet e njëanshme nga qeveria. Alibeaj po ashtu i ka siguruar ata se PD mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Mesazhi i plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë.

Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar  tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare.

Gjatë bisedës, kerkova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbeshtetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione. Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias.

Giithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj.

I vura në dijeni gjithashtu përfaqësuesit e KiE se implementimi i reformës aktuale  territoriale  ka dështuar, ndaj shumë propozime të opozitës do duhet të mbështeten dhe konsiderohen.

Në emër të PD i sigurova bashkëraporterët e KiE, se mbetemi të vendosur në luftën kundër korrupsionit që sot ka kapur çdo zyrë e institucion shtetëror.

Partia Demokratike dhe Grupi i saj Parlamentar do të  punojnë çdo ditë në rrugën e orientimit properëndimor për t’ju kthyer shqiptarëve vlerat e demokracisë, drejtësisë dhe integritetit.

 

Më të lexuarat