Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alibeaj tregon arsyen: Mazhoranca do të zgjedhë kryeprokurorin pa veting

Postuar: 11/12/2017 - 21:49

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në Neës24 tha se mazhoranca kërkon të zgjedhë kryeprokurorin pa veting, pasi do të mbrojë zyrtarët e inkriminuar.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting. Kjo nuk është çështje politike dhe pazari. Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera. Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën pra të ndërmarrë këtë iniciativë”- u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ndër të tjera deputeti i PD tha se Kushtetuta e përcakton qartë zgjedhjen e kryeprokurorit, i cili duhet të plotësojë dy kushte.

“Kushtetua e vendit thotë se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm duhen dy kushte. E para të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota. E dyta Prokurori i Përgjithshëm para se të vendosi këmbën në organin e drejtësisë duhet të kalojë përmes vettingut. Pa kaluar këto dy filtra askush nuk mund të ngrohë karrigen e posteve të drejtësisë”- tha Alibeaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 16:30

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një konferencë për shtyp ka bërë publik kallëzimin penal në prokurori kundër Erion Veliaj.

Postuar: 19/09/2018 - 16:20

Ish-deputeti i PD-së, Gazmend Oketa është larguar nga skena politike.

Postuar: 19/09/2018 - 16:18

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, deputet i PD për

Postuar: 19/09/2018 - 16:09

Në vizitën e tij në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, takoi edhe liderin e opo

Postuar: 19/09/2018 - 15:47

Mbledhja e këshillit të legjislacionit ku do të diskutohet nisma kushtetuese e PD për vetingun në

Postuar: 19/09/2018 - 15:39

Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas e gjeti ditëlindja e tij e 52-të në vizitën zyrtare në Tir

Postuar: 19/09/2018 - 13:49

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizit