BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda
x
BREAKING NEWS

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara
x
BREAKING NEWS

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Përmendja e Ramës në çështjen
x
BREAKING NEWS

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit:
x
BREAKING NEWS

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me
x
BREAKING NEWS

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja
x

Politike

Alimehmeti tërhiqet pas shantazheve të dyshes Meta-Berisha, “Foltorja” gropë skandalesh, procesi totalisht i manipuluar

Alimehmeti tërhiqet pas shantazheve të dyshes Meta-Berisha,

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve demokratë(primare) për 61 bashki në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, përfundoi ditën e djeshme në 48 bashki të Shqipërisë. Në6 qytete, Fier, Librazhd, Dibër, Sarandë, Mirditë dhe Mat do të vijojë në fazën e dytë zgjedhore të balotazhit në 11 dhjetor, pasi asnjë prej konkurrentëve nuk mori më shumë se 50%+1. Votimet e demokratëve në Tiranë nxorën në vendin e pare deputetin Belind Këlliçi me rreth 4 mijë vota, ndërsa pas tij u rendit mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti me rreth 2 mijë vota. Por, pasditen e djeshme, Alimehmeti vendosi të tërhiqet nga balotazhi duke konfirmuar kështu Këlliçin si kandidatin e “Foltores” për kryeqytetin. Mësohet se tërheqja e tij erdhi pas presioneve të dyshes Meta-Berisha për shkak se Këlliçi ishte kandidatura e tyre unike për të kandiduar përballë Veliajt në Tiranë. Ndërkohë “Foltorja” duket se rezultoi gropë skandalesh, pasi procesi i primareve doli totalisht i manipuluar, kjo edhe referuar akuzave që u hodhën nga kandidatët të ndryshëm. Kujtojmë se Belind Këlliçi është një kandidaturë që bashkon Metën dhe Berishën, madje edhe Ramën, pasi është dhëndri i Artan Shkrelit. Kështu që zgjedhja e Këlliçit si kandidat i koalicionit “Foltore”-Partia e Lirisë është një skenar dhe një sfidë për Erion Veliajn. Ndërkohë, në Krujë, Ndriçim Babasi la në mes balotazhin me Agron Lokën, duke i dhënë mundësinë këtij të fundit të garojë në emër të “Foltores” për këtë qytet. Megjithatë, në disa bashki, edhe vetë Tirana, ka pasur akuza për manipulime të votave dhe ndërhyrje të elementëve të “Fondacionit të Hapur”, drejtuar nga George Soros. Nga ana tjetër, primaret në 4 bashkitë Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj dhe Skrapar u fituan nga anëtarë të Partisë së Lirisë, aleatit të Grupit të Rithemelimit të PD.
4 bashki në duart e minoritarëve, Malësia e Madhe “bosh”

Ndërkohë, bashkitë me popullsi minoritare Himara, Finiqi, Dropulli dhe Pusteci u janë lënë në dorë forca politike aleate të “Foltores” dhe Partisë së Lirisë për të nxjerrë kandidatët e tyre. Përjashtim bën Malësia e Madhe, ku deri më sot nuk është paraqitur asnjë individ për t’u zgjedhur si kandidat në zgjedhjet bashkiake të vitit të ardhshëm.

Kalaja sulmon Bogdanin: Votuan për njeriun e përfshirë në inceneratorët
Por, procesi zgjedhor i demokratëve për primaret dhe rezultatet kanë nxitur reagimet e ashpra dhe akuza për manipulim të votave, mangësira në listat e votuesve, ndërhyrje në favor të disa prej kandidatëve fitues nga faktorë të konsideruar armiqësor brenda “Foltores”. Kryetarja e Komisionit të Apelimit të Grupit të Rithemelimit të PD, Adriana Kalaja, e cila u rendit e pesta në primaret e “Foltores” për Tiranën me 128 vota, sulmoi ashpër votuesit e ish-deputetit demokrat dhe kandidatit tjetër në primare, Gerti Bogdani, i cili u pozicionua i treti me 1819. Ajo e akuzoi Bogdanin si person të përfshirë në aferën korruptive 430 milionë euro të inceneratorëve dhe se bashkëshortja e tij, Edlira Çepani paguhet për projekte e angazhuara nga Fondacioni i Hapur, i drejtuar nga George Soros, i cili konsiderohet mbështetës dhe promovues në karrierën politike të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj. “Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite”, u shpreh Kalaja.
Merkoçi akuza Këlliçit: Fitoi mosmirënjohja, servilizmi dhe sorosianët në PD
Akuza të rënda hodhi dhe anëtari i PD dhe kandidati për primaret e Tiranës, Fatmir Merkoçi. Ai sulmoi direkt fituesin e raundit të parë në këto primare të kryeqytetit Belind Këlliçin. Në rrjetet sociale, pas konfirmimit të rezultatit për Tiranën, ku ai u rendit i shtati me 35 vota, juristi tha se nuk fitoi konservatorizmi i djathtë siç u premtua nga ish-kryeministri Sali Berisha në nisje të “Foltores” vitin e kaluar, por e quajti renditjen e Këlliçit si fitore të servilizmit, mosmirënjohjes, interesit të ngushtë, propagandës së kryeministrit Edi Rama për të denigruar demokratët dhe depërtimit të sorosjanëve brenda PD. Merkoçi u kërkoi votuesve që mbështetën Belind Këlliçin që të mos pendohen për këtë votë, pasi duhet të mbajnë përgjegjësi dhe jo të ankohen. “Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje. Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumbetua me të madhe. Ka humbur vizioni, ka humbur fitorja. Ka demoralizuar çdo anëtar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera.Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu. Sot fitoi propaganda e Edvinit dhe e sorosianve brenda PD. Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan. Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite. Kujdes spiunët!”, shkroi Merkoçi në rrjetet sociale.

Dogjani në Kamzë: Hajdutët prishën procesin, mangësi fletësh votimi dhe listash

Ish-deputeti demokrat, Asllan Dogjani shprehu pakënaqësi lidhur me procesin zgjedhor për nxjerrjen e kandidatit të “Foltores” për bashkinë e Kamzës, garë që u fitua nga Arjan Hoxha. Në rrjetet sociale, Dogjani tregoi se janë kryer deformime dhe abuzime zgjedhore duke nisur që nga mungesa e 100 fletëve të votimit, mungesa e listave të votuesve, fletë votimi pa vulë, vota të tepërta në kuti, etj. “Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz. Nuk u mjaftuan, nuk u kënaqën me heqjen e demokratëve nga lista e votimit, por futën edhe duart në kutitë e votimit. Në një Qendër Votimi mungonin 100 fletë votimi, në një tjetër kishte fletë votimi tepër. Vëzhguesi ka konstatuar fletë votimi nëpër tokë të plotësuar, mungonin listat e votimit, nuk dihej sa kishin votuar, shumë fletë votimi pa vulë e shumë e shumë probleme të tjera”, shkruan Dogjani në reagimin e tij.

Vendim ekstrem në Sarandë, kandidati: Largohem nga PD, fituan njerëzit e Sorosit

Një tjetër kandidat demokrat në primare ka hedhur akuza për kapje të degës demokrate të Sarandës nga elementë të lidhur me fondacionin “Shoqëria e Hapur” të George Sorosit. Biznesmeni, Armando Magllara reagoi i revoltuar në rrjetet sociale pasi në balotazh për primaret në Sarandë kaluan Ardit Cikuli dhe Ilir Nikolla. Magllara nënvizoi se shumë pak njerëz besojnëtani pas këtij procesi zgjedhor se PD është vërtetë parti e parimeve demokratike të së drejtës, barazisë, konkurencës së drejtë, etj. Magllara konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e partisë më të madhe opozitare në vend. “Kam kërkuar garanci për drejtësi pasi PD Sarandë e ka uzurpuar fondacioni Soros (ka lidhje me koncensionin e Butrintit), ku unë kam qenë kundra. Unë doja të kontribuoja për qytetin tim se e dua. Unë jam rezident në Londër dhe pjesën që do të jem në Sarandë, do të kontriboj përsëri. Në PD e gjithë Shqiperisë ka akoma pak njerëz që besojnë se ajo është Parti Demokratike.  Nga sot largohem nga Partia Demokratike!  Është koha të perkushtohem më shumë bizneseve. Neveris ata që punojnë me barbarët për shkatërrimin e këtij qyteti”, shkruan Magllara në reagimin e tij.