
Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

“Alo: Kreshnik çështë ajo deklaratë që ke bërë tek Arian Çani? Ti nuk duhet largohesh...”/ Spahiu ndan lajmin e hidhur të humbjes së njeriut të shtrenjtë: Kur zgjohesh nga telefonata, se në mesnatë ka vdekur një mik….

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2020

Lajmi i ndarjes nga jeta të botuesit Kasem Hysenbelli ka bërë bashkë sot të majtë dhe të djathtë, ish-punonjës dhe vartësit e tij në Fax News. Bashkëpunëtorë dhe kolegë të 59-vjeçarit kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, ku shprehin tronditjen për ndarjen e parakohshme nga jeta.
Me anë të një postimi në rrjetin social, Kreshnik Spahiu, ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e pronarit të televizionit Fax News.
Spahiu shkruan: Kasemi kish dy fëmijë model dhe të mrekulluesh?m. Ajo çfarë e ndryshonte Kasemin nga qindra miq të tjerë ishte se ai ishte mik kur ti kaloje ditë të vështira dhe ishte shumë i gatshëm për të ndihmuar çdo kënd. Pas cdo dalje n? media, gjithmonë merrja kritika prej tij.
Çdo dy ditë më shkruante: “Kthehu Kreshnik se është momenti politik për ta rindezur Shqipërinë”
Postimi i plotë
Atë natë unë kisha dhënë dorheqjen nga politika dhe kisha deklaruar se po largohem nga Shqipëria. Ishte ora 03:00 mëngjesit. Zilja e celularit më zgjoi dhe pash që ishte miku im Kasem Hysenbelli.
“Alo: Kreshnik çështë ajo deklaratë që ke bërë tek Arian Çani? Ti nuk duhet largohesh as nga Shqipëria dhe as nga politika.”
Ishte shumë i shqetësuar dhe të nesërmen ishte personi i parë që piva kafen e mëngjesit. Kasemi kishte jetuar vetë në emigracion. Ishte ushtarak i njohur por pas ndryshimit sistemit kushte ngelur pa punë dhe si mijra intelektualë kishte shkuar të punonte në Greqi.
Pas shumë vitesh Kasemi ishte kthyer dhe së bashku me vëllain e tij Irfanin ngritën një grup të fuqishëm mediatik. Kohët e fundit ngriti me shumë pasion, median më të hapur opozitare në Shqipëri Fax-News.
Ishte njeriu më karizmatik dhe më popullist që njihja në mediat shqiptare. Kasemi nuk kishte as biznese dhe as prona. Kasemi nuk kishte as shofer dhe as bodyguard. Kasemi nuk vishte as Armani dhe as Gucci. Kasemi ishte një bashkshort dhe baba i mrekulluesh?m. Nëse kishe mik Kasemin, njëkohësisht kishe mik edhe familjen e tij.
Kasemi kish dy fëmijë model dhe të mrekulluesh?m. Ajo çfarë e ndryshonte Kasemin nga qindra miq të tjerë ishte se ai ishte mik kur ti kaloje ditë të vështira dhe ishte shumë i gatshëm për të ndihmuar çdo kënd. Pas cdo dalje n? media, gjithmonë merrja kritika prej tij.
Çdo dy ditë më shkruante: “Kthehu Kreshnik se është momenti politik për ta rindezur Shqipërinë”
Ishte njeriu i fundit që insistoi mos largohesha nga Shqipëria. Ishte njeriu i fundit që takova në Shqipëri herën e fundit kur udhëtova për pushime në “Hotel Prestigj”. Ndenjëm me orë të gjata natën e fundit deri sa mua po më afrohej ora e fluturimit për kthim në Berlin.
Ishim buz? detit dhe nuk e imagjinoja çfarë dallgësh na prisnin. Kujtuam dhe debatuam që Shqipëria nuk kish ndryshuar aspak dhe asgjë nuk kisha humbur edhe sikur të kisha jetuar atje.
Ishte shumë optimist dhe shum? dinamik. Notuam disa herë mes dallgve për të shuar vapën e Durrësit. Nuk e mendoja që ishte hera e fundit që do shihja buzëqeshjen e tij dhe dëgjoja batutat plot humor që i kishte në stilin e jetës.
Mbrëmë në të njëjtën orë 03:00 të më mëngjesit më zgjoi sërish telefoni i Kasemit por s’ishte ai. Kasemi nuk ishte zgjuar më, por ishte larguar për gjithmonë, për të na lënë pas vlerat e një miqësie të paharrueshme.
Sot në pamundësi për ta përcjell në banesën e fundit, po iki i përlotur të pi një kafe në Barin e preferuar kur ne shkonim së bashku ditët që ai vizitoi Gjermaninë! Lamtumirë Kasem Hysenbelli, por kurrë nuk do e besoja që mëngjesi sot s’do ishte agim por perëndim.
Më të lexuarat


“Meta është në hall", presidenti i jep përgjigjen e fortë Ramës: Jam me fat që...

Dashamir Shehi tregon zonën ku do të kandidojë: Opozita më mirë të dilte me 1 listë...

Lëvizje të papritura në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Xhelal Mziut

Pas Mark Markut, Partia Demokratike zgjedh drejtuesin politik në Korçë, kush është figura e njohur politike që Basha i ka besuar një qark të rëndësishëm

Kryemadhi shpall listën me kandidatët e LSI-së në Tiranë, ja ku është caktuar Silva Caka

Marrëveshja sekrete e qeverisë me kompaninë Pfizer që shkaktoi shumë zhurmë, reagon Ilir Meta: Unë jam për transparencë totale, edhe kur pi një...

Vizitoi shkollën e re pas rindërtimit në Paskuqan sëbashku me Spiropalin, Rama habit me deklaratën: Lulet shkojë tek lulet, unë me Rakipin jemi …

Largimet e bujshme nga LSI drejt Partisë Socialiste, vjen reagimi i parë nga Ilir Meta

Cila ministri i është premtuar? Mark Marku flet pas marrjes së detyrës së re në PD dhe tregon çfarë i tha Basha: E kisha të vështirë të kthehesha në listat e deputetëve!

“Nuk ka parti perfekte”, Ervin Bushati zbulon ultimatumin e prerë të Ramës dhe në cilën zonë do të jetë e fokusuar beteja e PS për zgjedhjet e 25 prillit: Ne luajmë në fushën tonë!
