BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të

Tashmë zyrtare. Altin Dumani konfirmoi lajmin që gazeta “SOT” shkroi pak javë më parë se SPAK ka nisur hetimet për kullën në qendër të Tiranës ku përflitet se pas saj qëndrojnë dhe njerëz të afërt me familjen Berisha. Çështja është hapur pas denoncimit të Partisë Demokratike e cila dorëzoi më 8 gusht një padi duke i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar. Në dosjen që ndodhet në tavolinën e SPAK përmenden të gjithë personat e përfshirë në aferë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, funksionarët që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion pasiv në procedurat për ndërtimin e kullës. Mësohet se ky kallëzim është depozituar për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Kreu i SPAK konfirmoi të enjten se është caktuar prokurori i çështjes që  do të hetojë dosjen për projektin e kullës në qendër të Tiranës; Dumani u tregoi gazetarëve se në çfarë faze ndodhen këto hetime. “Është marrë një kallëzim penal nga Partia Demokratike  lidhur me këtë çështje. Është hedhur ne short është caktuar prokurori i çështjes. Nuk mund të jap detaje për hetimet pasi me të po merret prokurori i përcaktuar nga shorti,” tha Dumani. Debati që kulmoi në mes të muajit gusht, përfshiu aktorët kryesorë të politikës në Shqipëri. Ndërtues i kullës është Ilir Shtufi, i lidhur ngushtë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, i cili edhe banon në një nga vilat që është nën emrin e Ilir Shtufit, ndërtuesit të kullës.  Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022.

Detajet nga dosja e SPAK dhe emrat që po hetohen

Po kush janë emrat e rrezikuar dhe pse mund të fundosen pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur” PD ka kallëzuar në SPAK, Edi Ramën, kryetar i Këshillit Kombëtar të territorit dhe Kryeministër i Shqipërisë. Erion Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë. Shoqërinë “Novo Construction 2012” shpk me adresë rruga Kajo Karafili (mbas lidhjes së Shkrimtarëve Tiranë). Biznesmenin Ilir Shtufi, që thuhet se ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën, si dhe çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana e PD, por që me veprime apo mosveprime konkrete, rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale. Pra gjatë hetimeve mund të dalin në prapaskenë dhe politikanë që financojnë apo dhe biznesmenë të tjerë. Në skanerin e SPAK janë lidhjet e njërit prej ortakëve fitues në këtë projekt, Gerian Kukës, me Klodian Zoton në Inceneratorin e Fierit, si dhe akuzat për mashtrim me rimbursimin e TVSH-së. Në sajë të këtij procedimi pritet që të thirren edhe pronarët e trojeve pranë këtij ndërtimi, të cilët, sipas tyre, kanë tashmë edhe çështjen e humbjes së mundësisë për të zhvilluar pronën, për shkak të shmangies së ndërtimeve të tjera pranë “Malit të Tiranës”.

Leja e ndërtimit

Ndërkaq, nga hetimet mësohet se, padia e Partisë Demokratike e ka zanafillën me lejen e ndërtimit të kullës më të lartë në Shqipëri, “Mali i Tiranës”, e cila paraqet pikëpyetje për bilancet nga raportet e auditimit. Të dy ekspertët e pavarur që kanë analizuar në 3 vite të ndryshme të dhënat për “NOVA Construction 2012” zbulojnë se kompania ka patur probleme me transparencën me transaksionet e kompanive të lidhura me atë vet. Sipas hetimeve, PD ka ngritur dyshimet për mënyrën se si kjo kompani ka paguar taksën e ndërtimit, e cila kap vlerën prej 4 milionë eurosh. Në padi shkruhet se nga informacione të pakonfirmuara ka dyshime se pagesa e taksës të ndikimit në infrastrukturë është bërë nga palë të treta jashtë kompanisë, duke i kërkuar SPAK-ut të hetojë në lidhje me këtë çështje.

Pjesë nga kallëzimi penal i PD

Ilir Shtufi, emri i të cilit ka dalë lidhur me kullën 64-katëshe të Berishajve pas Teatrit të Operas, është pronar ose bashkëaksioner në një numër të madh kompanish të cilat kanë fituar tendera të shumtë vitet e fundit. Në kallëzimin penal të PD zbardhen me detaje lidhjet e tij me Gerian Kukën, i cili nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai është pronari i kompanisë AE Distribution, krahas aksioneve në disa kompani të tjera, ndërsa pak kohë më parë është marrë në pyetje nga SPAK si person i përfshirë në hetimin për inceneratorët për lidhjet e tij me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Në padinë e PD thuhet se: Sipas publikimeve të media-ve elektronike dhe atyre të shkruara, sipas dosjes së inceneratorëve, e cila është nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, rezulton: Në shkurt të vitit 2014, miku i ngushtë i Arben Ahmetajt, biznesmeni Gerian Kuka firmos një kontratë sipërmarrje për ndërtimin e një fshati turistik në Dhërmi si pronar i 13 mijë metrave tokë. Ai do të përfitonte 22 % të sipërfaqes ndërtimore. Por, në vitin 2018, kontratës i bashkëngjitet kjo shtojcë. Aty palët bien dakord që në marrëveshje të përfshihet edhe një vilë në kompleksin në Hamallaj që ndërtohej nga e njëjta kompani. Për vilën thuhet se kompania do të kompensohej nga investitori. Dhe në fakt, ashtu ndodh zyrtarisht. Në 19 Nëntor 2021, firmoset kjo kontratë për blerjen e vilës nga miku biznesmen i Ahmetajt, Gerian Kuka. Prona blihet për vlerën e 174.650 euro. Një vlerë e papërfillshme për një vilë luksoze me sipërfaqe ndërtimi 221 metër katror dhe oborr 521 metra katrorë ‘De facto’ porositësi rezulton biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto dhe përfituesi i vërtetë ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj. Në këtë email të siguruar nga “Inside Story”, e cila gjendet edhe në kompjuterin e tij, të sekuestruar nga SPAK, kompania ndërtuese njofton në 20 Qershor 2017 biznesmenin Zoto për ecurinë e punimeve pikërisht në vilën F.022. E njëjta që me letra u ble nga Gerian Kuka, por me pronar fundor Arben Ahmetajn. I nderuar zoti Zoto, përshëndetje. Dëshirojmë tju vëmë në dijeni për ecurinë e punimeve në vilën tuaj F.022 në ‘vala Mar Residences” Disa muaj më vonë, në 22 nëntor të vitit 2017 punimet për vilën përfundojnë. Kompania ndërtuese i adreson një tjetër email biznesmenit Zoto ku e fton të paraqitet për të marrë në dorëzim vilën e tij. Pra, të njëjtën që figuronte në emrin e biznesmenit gerian Kuka. I nderuar zoti Klodian Zoto, ju lutem të respektoni afatet për paraqitjen dhe marrjen në dorëzim të asetit tuaj në kompleksin rezidencial “Vala Mar Residences” në Hamallaj. Pra, Zoto është porositësi i vërtetë. Tani, le të zbulojmë pronarin e vërtetë. Në 31 Mars të vitit 2022, Gerian Kuka ia shet vilën shtetases Erjola Hoxha. Fjala është për partneren e Arben Ahmetajt me të cilën nuk ka celebrime. Pra, i njëjti person që rezultonte edhe në faturat e hoteleve të mbuluara nga Klodian Zoto. Vlera e shitjes së vilës F.022 është 220 mijë euro.”

Më të lexuarat