
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Altin Dumani trondit politikën dhe zbulon se SPAK ka nën hetim 712 dosje “përvëluese”, ja si po përdoren agjentët e infiltruar për të goditur të korruptuarit

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 17 Mars 2023

Kreu i Strukturës Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani duket se ka tronditur dhe madje ka futur në ankth politikën shqiptare. Dje ai ka raportuar në Këshillin e Prokurorisë mbi punën e SPAK, ku ka deklaruar se në këtë prokurori janë në total 712 dosje korrupsioni dhe krimi të organizuar që janë duke u hetuar me afro 602 persona nën hetim. Sipas tij, 455 dosje janë të mbartua që nga viti 2021, ndërsa pjesa tjetër janë procedime të vitit 2022. “Në total kemi 712 procedime penale, nga këto 455 të mbartura nga viti 2021. Në total janë 602 persona nën hetim. Ndërsa për vitin 2022 kemi pasur 344 të pandehur. Kjo shifër është rritur me 44 për qind. Për vitin2022 janë dërguar për gjykim 100 të pandehur. 48 çështje kanë qenë për fushën e korrupsionit”, deklaroi ai. Më tej kreu i SPAK theksoi se ka një rritje disa-fish të hetimeve për korrupsion duke paralajmëruar se kjo shifër do të rritet akoma dhe më shumë. Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja. “SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, kemi 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë. “Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK”, tha ai.
Dumani në Këshillin e Integrimit Evropian: SPAK është i përkushtuar
Ndërkohë dje kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur edhe në Këshillin e Integrimit Evropian ku u shpreh se SPAK është i përkushtuar, por është vetëm 1 institucion, dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.“Prokurorët e SPAK ushtrojnë të gjithë detyrën e tyre sa i takon goditjeve të veprave penale. Jemi të përkushtuar të përmbushim në përputhje me kushtetutën dhe ligjin detyrimet tona ligjore. SPAK është vetëm një institucion ka nevojë edhe me të tjerët. Bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për të pasur rezultate sa më të mira. Në Prokurorinë e Posaçme kemi një sanksion që merremi vetëm me korrupsionin. Çdo subjekt publik është i mirëpritur për kallëzime. Kemi në kompetencën tonë dy dispozita”, nënvizoi Dumani.
Lufta kundër korrupsionit, BE thirrje SPAK
Nga ana tjetër, komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi i pranishëm në Këshillin e Integrimit theksoi se në Shqipëri janë përmirësuar institucionet, të cilat kanë si synim luftën kundër korrupsionit dhe se kreu i ri i SPAK tregon vullnetin e mirë të politikes për të ndryshuar gjërat.“Kemi parë përpjekje për të forcuar luftën kundër korrupsionit, kemi parë një kuadër të përmirësuar institucional. Jam i lumtur të shikoj kreun e SPAK-ut në këtë tryezë. Kjo duhet të sjellë një bilance të fortë, hetimesh, ndjekjesh penale, në çështje korrupsioni të nivelit të lartë, rikuperim të pasurive, sekuestrime, rikuperim të pasurive që vijnë nga vepra të lidhur ame korrupsionin. Tanimë na duhet të shohim çështje që vihen para drejtësisë. Kreu i ri i SPAK është rezultat i vullnetit të mirëfilltë politik për të ndryshuar gjërat, por pa e vënë në trysni kreun e ri të sapo zgjedhur, ky institucion do ketë vlera po aq sa kanë realizimet, kemi shpresa të mëdha për këtë institucion. Shpresojmë se do jetë aq i suksesshëm sa ka qenë procesi i vlerësimit”, deklaroi Varhelyi.
Më të lexuarat


Çollaku komenton vizitën e Bashës në SHBA dhe zbulon arsyen pse Argita Malltezi nuk i merr dot “frenat” e Rithemelimit

Pr/ligji për komisionet hetimore, Paloka: Drejtësia nuk e heton, PS po ia heq këtë të drejtë edhe Parlamentit, Rama njeriu i paprekshëm

Rama: Harrojeni se Beleri betohet, edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

Refuzimi i komisioneve hetimore, kryeministri mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët

Rama sulmon Berishën dhe opozitën, i cilëson një “lukuni luanësh” që duan rrëzimin e qeverisë, kryeministri i hap sërish derën SPAK-ut dhe “lëshon” të vetët

Marrëveshja me Italinë për emigrantë, PD dhe grupi Berisha-Bardhi dy padi në Kushtetuese, Shehu, 4 deputetë të Rithemelimit dhe Kryemadhi nuk firmosin

Zyrtarët e lartë të PS që janë goditur nga drejtësia, Rama flet për Ahmetajn: Ka bërë punët që i kam kërkuar

Pyetet për Sali Berishën/ Rama ironizon ish-kryeministri: Nuk e njoh! Kush është ky?

''Mazhorancës i duket sikur neve na kanë punësuar'', Korreshi zbulon lëvizjen e radhës që pritet të ndodh nesër në Kuvend

"3000 veta brenda një muaji e 36 mijë persona në vit"/ Pakti italo-shqiptar për emigrantët, deputeti i njohur nxjerr 'zbuluar' Ramën: Marrëveshja ka nisur para se të prezantohej, ka vijuar edhe puna në terren
