BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

ALUIZNI i mbërthyer nga skandalet, 17 mijë objekte në Tiranë u s’kualifikuan në shkelje të ligjit, miliona lekë dëme nga taksa e infrastrukturës

ALUIZNI i mbërthyer nga skandalet, 17 mijë objekte në Tiranë

Skandalet në zyrat e ALUIZNI-t janë të pafundme. Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes auditeve të kryera ka zbuluar me dhjetëra shkelje, të cilat janë nxjerrë në pah çdo ditë nga gazeta. Përveç legalizimit të objekteve në zona që nuk duhet, një tjetër shkelje që vlen të veçohet është edhe përjashtimi i mijëra objekteve nga procesi në kundërshtim me ligjin. Sipas raportit të KLSH, vetëm në Tiranë bëhet fjalë për 17 mijë objekte të cilat padrejtësisht u s’kualifikuan dhe nuk u pajisën me leje legalizimi. “Në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë, u konstatua se nga shuma totale e vetëdeklarimeve gjithsej 463,196 objekte, rezultojnë 17,000 objekte të kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisura me leje legalizimi duke u ndërprerë procedurat në mënyrë të pa dokumentuar dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet në raport. KLSH ka konstatuar edhe se përpos skualifikimit të objekteve në shkelje të ligjit, drejtoritë e ALUIZNI-t kanë fshehur edhe numrin e objekteve që duhen përjashtuar nga procesi i legalizimit sepse ndërtimi i tyre nuk përputhet me ligjin. ALUIZNI ka deklaruar se janë 1431 objekte që duhen përjashtuar, por KLSH ka konstatuar 2598 objekte më shumë. “Nga të dhënat e marra në DP të ALUIZNI-t Tiranë nga viti 2006 deri më 30.06.2017, sipas informacionit për objektet e përjashtuara në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë rezultojnë, se janë skeduar për tu përjashtuar nga procesi i legalizimi 1431 objekte të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, të dhëna që rezultojnë të pasakta pasi vetëm në 5 Drejtori Rajonale të audituara nga KLSH, janë konstatuar 2598 objekte më shumë për tu përjashtuar nga procesi i legalizimit për të cilat nuk ka ende ndjekje të procedurave ligjore të përjashtimit nga procesi i legalizimit, pasi janë objekte te ndërtuara në zona arkeologjike, zona historike, muzeale, rrugë, oborre shkollash, kanale vaditëse dhe kullues, troje publik, zona turistike, lumenj, liqene, vije hekurudhore, linja te tensionit te larte etj”, thuhet në audit.

Miliona lekë dëme nga taksa e infrastrukturës

Zyrat e ALUIZNI-t i kanë shkaktuar edhe miliona lekë dëme buxhetit të shtetit duke neglizhuar vjeljen e taksës së infrastrukturës. Në shkelje të ligjit, ky institucion ka dhënë leje legalizimi pa arkëtuar më parë taksën e ndikimit në infrastrukturë. Vetëm nga drejtoritë e ALUIZNI-t në Sarandë, Tiranë, Korçë dhe Shkodër, të cilët nuk e kanë mbledhur taksën e lartpërmendur, mungojnë plot 266 milionë lekë. “Më konkretisht këto shkelje janë konstatuar në njësitë e ALUIZNI: Qarku Korçë, Qarku Shkodër, Qarku Sarandë. Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI kanë vepruar vetëm duke njoftuar, Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe kanë pajisur subjektet me leje legalizimi pa u arkëtuar më parë Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë, në kundërshtim me ligjin nr. 9482/2006 i ndryshuar. Nga KLSH me Vendimin e Kryetarit nr. 42, datë 30.04.2017, për të mundësuar arkëtimin e këtyre detyrimeve dhe në vazhdimësi është kërkuar të bëhen ndërhyrjet ligjore për të garantuar mbledhjen e të ardhurave të cilat shoqërojnë procesin e legalizimit. Nga mosarkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë kanë rezultuar të ardhura të munguara 266.6 milionë lekë të përllogaritura nga 7814 raste legalizimesh në Qarkun Shkodër, Korçë, Tiranë dhe Sarandë)”, thuhet në auditin e KLSH. 

Mimoza Ibra

Më të lexuarat