Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ambasada amerikane fundos PD-LSI, mbështet futjen e Hajdarit dhe deputetëve të rinj në zgjedhje, vlerëson krijimin e grupeve parlamentare

Postuar: 20/04/2019 - 08:58

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën dje një goditje shumë të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditët e fundit funksionarët e PD-LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore në datën 30 qershor, ndërsa vazhdimisht përsërisin kërkesën e tyre për qeveri tranzitore dhe sulmojnë deputetët e rinj. Por duket se SHBA nuk i llogarisin këto thirrje të opozitës. Ditën e djeshme zëvëndësambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones doli hapur në mbështetje të opozitës së re që po krijohet pak nga pak në Parlament. Në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, Moses përshëndeti grupet e reja parlamentare. “Përshëndesim hapat konstruktivë të opozitës në Parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të Parlamentit”, tha e ngarkuara me punë e SHBA. Përmes këtij reagimi, Leyla Moses-Ones rrëzoi pretendimet e PD-LSI se deputetët e rinj që po pranojnë mandatet nuk janë legjitimë, por janë tradhtarë. SHBA ka dalë hapur në mbështetje të tyre duke i treguar opozitës që braktisi Parlamentin se e ka gabim.

 

Opozita e re të marrë pjesë në zgjedhje

Opozita e re mori dje mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për pjesëmarrje në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Pas paralajmërimit të kryetares së grupit të ri parlamentar demokrat, Rudina Hajdari se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, edhe SHBA ndan të njëjtin qëndrim. Leyla Moses-Ones i nxiti opozitarët e rinj që të jenë subjekte zgjedhore, me qëllim që ky proces të mos e ndjejë mungesën e opozitës, marrin apo jo pjesë PD-LSI. Sipas diplomates amerikane, regjistrimi i deputetëve të rinj në zgjedhje do japë një mundësi më të madhe përzgjedhjeje për qytetarët. “SHBA nxisin këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ne mirëpresim konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata”, tha Leyla Moses-Ones. Mesa duket ndërkombëtarët po e fokusojnë vëmendjen e tyre dhe po lobojnë për opozitarët e rinj, duke lënë pas dore apo harruar në një farë mënyre ata që dogjën mandatet. Në fokus të parë tani janë ata që janë bërë pjesë e Parlamentit dhe jo ata që e braktisën atë.

 

Parlamenti legjitim

Si për të hedhur poshtë çdo pretendim të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ambasada amerikane e quajti dje Parlamentin legjitim. Siç e theksuam edhe më lart, opozita kërkon rrëzimin e kësaj qeverie, por për amerikanët nuk ka arsye që diçka e tillë të ndodhë sepse gjithçka po funksionon normalisht. “Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, theksoi diplomatja e SHBA. Ajo pati një thirrje edhe për PD-LSI, por për ta përçuar atë përdori fjalët e zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer pak ditë më parë. “Ai u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”, tha Leyla Moses Ones. 

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 21:29

Albana Vokshi, tha se opozitën nuk e ka penalizuar të qenit jashtë sistemit, por e ka forcuar atë. Vokshi u shpreh se kurdo që të mbahen zgjedhjet, edhe me 13 tetor PD dhe opozita është mazhorancë qeverisëse.

Postuar: 22/08/2019 - 21:13

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Micotaqis deklaruar se respektimi I të drejtave të minoritetit gr

Postuar: 22/08/2019 - 20:45

Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë disa foto nga përfundimi i punimeve në liqenin e Pukës

Postuar: 22/08/2019 - 20:00

Bashkia Tropojë është fituar nga Rexh Byberi, i cili mori zyrtarisht detyrën javën e shkuar

Postuar: 22/08/2019 - 18:07

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtet

Postuar: 22/08/2019 - 17:46

Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili

Postuar: 22/08/2019 - 16:10

Ish-kreu demokrat në Kukës, një nga kritikët e fortë të Lulzim Bashës, Ibsen Elezi, ka reaguar li