Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ambasada Amerikane në Tiranë reagon pas vendimit të BE për refuzimin e negociatave

Postuar: 19/10/2019 - 09:23

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar  për vendimin e BE  për të mos hapur negociatat me Shqipërinë duke shpërndarë deklaraten e DASH për vendimin e BE të premten e 18 tetorit.

Në reagimin e DASH një ditë më parë nënvizohej se “Në njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër”.
 
POSTIMI:
 
Konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin – Deklaratë e Morgan Ortagus, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit
 
Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.
 
Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 12:41

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkoi sot një fond shtesë.

Postuar: 18/11/2019 - 12:20

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka sqaruar në Facebook arsyet e mungesës së tij në një event të rën

Postuar: 18/11/2019 - 12:07

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë për politikën shqiptare

Postuar: 18/11/2019 - 12:00

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizu

Postuar: 18/11/2019 - 11:56

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidenti Ilir Meta ku tha se v

Postuar: 18/11/2019 - 11:45

Atmosfera në “Air Albania Stadium”, në impiantin e ri në kryeqytet ishte fantastike.