
“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës, policia apel shoferëve

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD-së shpërthen në ironi: Rama përngjan shumë me Lady Gaga! Është një njeri i cirkut, bën gafa sepse…

“Rama është frikacak e burracak...”, deputeti i PD-së: Kryeministri është i papërgjegjshëm për të mbajtur postin

“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa lek do të shiten nafta dhe benzina

Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për Ditën e Rinisë: Nderojmë guximin e studentëve dhe të rinjve që kërkuan demokraci për vendin e tyre

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar ditën e djeshme Ditën Kombëtare të Rinisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ambasada shkruan se 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë u bënë protagonistë të momentit shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, me rrëzimin e regjimit komunist. “Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim. Gjithashtu ambasada e SHBA shprehet se Shqipëria po përgatitet të hedhë hapin tjetër të rrugëtimit demokratik drejt BE. “Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në postimin e bërë nga ambasada amerikan. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Më të lexuarat


“Kuvendin e kontrollon Rama”, ish-presidenti: Nuk i vendoset faji vetëm opozitës që janë të përçarë, por edhe...

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

"U kërkoi 10 milionë euro për t’i hequr nga lista e zezë", Milaim Zeka del me deklaratën befasuese: Faik Ymeri shantazhoi biznesmenët në emër të McGonigal

"Banda kriminale e drejtuar nga kryeministri...", Erisa Xhixho del me deklaratën e fortë: U janë vjedhur miliona euro shqiptarëve

“Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja?!”/ Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme…

Rozeta pritet të hapë “ Kutinë e Pandoras”! Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastruesja për Arben Ahmetajn

“Të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA"/ Sali Berisha zbardh hapin e radhës për të 'fundosur' Edi Ramën: Do nxjerrim në dritë çdo fakt. Ja fati që do ketë Ed Gonigali

Mik i ngushtë me babain/ Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Nezën dhe sekretet që i ka rrëfyer. Ish deputetja debat të fortë me Milaim Zekën: Ju e thatë me një tension të qëllimtë

I zhytur kokë e këmbë në krime, korrupsion dhe vrasje, Sali Berisha kërcënon mediat që nuk sulmojnë Edi Ramën, ja dosjet që zbardhin aferat e kryefoltoristit

A mundet populli ta kapë Ramën e ta burgosë vetë? Berisha flet për skenarin e protestave që nisin më 11 shkurt dhe çfarë do të sjellin: Edit do ia tregojë vendin…
