BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Politike

Ambasada e SHBA paralajmëron zhvillime të fuqishme pas kthimit të krerëve të SPAK dhe BKH, sinjale për “prerje kokash” të politikanëve të korruptuar në nivele të larta

Ambasada e SHBA paralajmëron zhvillime të fuqishme pas kthimit të

Drejtësia e re pritet të sjellë të dridhura në politikën shqiptare, pasi sinjalet që vijnë nga Uashingtoni do të shkaktojnë “prerje kokash” në nivele të larta në Tiranë. Për sa kohë ishte Adriatik Llalla kryeprokuror pati me dhjetëra padi ndaj ish-ministrave e ish-deputetëve, por askush nuk u dënua. SPAK e BKH u krijua me këtë qëllim, por sërish nuk po shohim zyrtarë të niveleve të larta të përballen me drejtësinë. Mirëpo amerikanët kanë marrë në dorë situatën e luftës antikorrupsion në Shqipëri dhe sinjalet janë se do të ketë zhvillime të forta. Mesazhin e koduar e dha ditën e djeshme Ambasada Amerikane, e cila mes rreshtave përmend një takim të bujshëm që gazeta “Sot” e raportoi pak ditë më parë, atë të asistencë që ka marrë SPAK dhe BKH, nga një zyrtar i lartë amerikan që ka çuar pas hekurave zyrtarë të rëndësishëm të korruptuar në SHBA.

Priten arrestime të bujshme

Pra sinjalet amerikane janë dhënë dhe SPAK e BKH me kthimin në Tiranë, do të fillojë goditjet në nivele të larta. Dosjet e reja në këtë institucion pritet të shpërthejnë. Opinionit publik pothuajse ka sosur durimi nga një ngadalësi e veprimeve ndaj disa politikanëve të korruptuar dhe kjo është një kambanë alarmi për këtë institucion. Sigurisht që SPAK ka një arritje pozitive deri tani pavarësisht kritikave. Ai ka arritur të kenë besueshmëri edhe politikanët që e cilësonin një institucion politik të kapur nga Edi Rama. Fakti që kanë depozituar aty denoncime konkrete tregon se kanë besim. Megjithatë goditja ndaj një radhe politikanësh të korruptuar ka munguar. Pritshmëritë dhe mesazhi i koduar nga SHBA, paralajmërojnë që në shtator SPAK pritet të ndërmarrë veprime konkrete ndaj disa politikanëve ministrave dhe ish-ministrave që kanë abuzuar me fondet publike. Pikërisht shtatori është një muaj tjetër prove për SPAK dhe sinjalet amerikane paralajmërojnë se goditjet do të jenë në nivele të larta.

SHBA jep detaje për fazat e trajnimit në Virxhinia

Një prokuror i Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe disa hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë bërë një trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me agjentë dhe ekspertë nga Akademia e FBI-së në Quantico, Virxhinia. Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka publikuar disa foto ditën e djeshme nga trajnimi, teksa ka bërë me dije se një grup i dytë do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme. “Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë. Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme. Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK”, bën me dije ambasada e SHBA-së. Nëse futemi te faqja zyrtare në internet e akademisë së FBI në Virxhinia, tregohen detaje se si bëhen trajnime të zyrtarëve të ndryshëm nga shtetet partnere, përfshirë dhe Shqipërinë. Temat e zgjedhura për programin e trajnimit për drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit përfshijnë: tend encat e politikës, ekonomisë dhe faktorëve socialë kombëtarë e ndërkombëtarë që ndikojnë në funksionimin e policisë; etika dhe integriteti; rekrutimet në punë, ryshfeti dhe politikat promovuese, etj. Në fokus është lufta kundër korrupsionit në nivele të larta.

Ja si do të bëhet trajnimi në Virxhinia

Ekspertët e FBI amerikane do të synojnë t’i përgatisin hetuesit tanë të BKH e SPAK që një vëmendje të veçantë t’i kushtojnë korrupsionit. Përmes programeve të trajnimit, anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e SPAK do të mësojnë sesi të bien në gjurmët e parave të korrupsionit dhe ta luftojnë këtë fenomen në tërësi. Trajnime do të ketë edhe për përgjimet, por edhe për të shmangur krimin kibernetik. Gazeta ka bërë një kërkim më të thellë se si po mbahen  këto orë të specializuara. Programet e Trajnimit mbështeten te kërkesat e zyrtarëve të atashuar për të trajnuar partnerët e huaj për zbatimin e ligjit në vendet e huaja dhe në SHBA. Akademitë Ndërkombëtare për Zbatimin e ligjit përmes programeve intensive të trajnimit mësojnë teknika të menjëhershme për udhëheqjen e hetimeve. Po ashtu ofrohen klasa të specializuara për gjithçka, nga korrupsioni e paratë e gjeneruara nga ky fenomen, tek krimi në internet. Duke nënvizuar se përgjatë vitesh Akademia e FBI në Virxhinia ka trajnuar mijëra oficerë e hetues nga e gjithë bota, shtohet se një program i tillë do të vijojë edhe më tej. Hetuesit e SPAK dhe BKH do të trajnohen edhe për të gjurmuar të arratisurit dhe të luftojnë kërcënimet që i bëhen sot sigurisë, pasi këto nisma forcojnë sistemet ligjore dhe policore jashtë shtetit, krijojnë marrëdhënie të dobishme për të ndihmuar FBI dhe kolegët e saj ndërkombëtarë të gjurmojnë të arratisurit, të shkëmbejnë informacione dhe të luftojnë kërcënimet serioze kriminale kundër sigurisë. Për të realizuar misionin e tij, Divizioni i Trajnimeve do të vazhdojë të punojë me sektorë të tjerë operacionalë, me Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit dhe ambasadat e SHBA jashtë shtetit.

Asistenca e treshes së SPAK nga zyrtari i lartë “i hekurt”

Ambasada Amerikane gjithashtu dha detaje për takimet e SPAK dhe BKH. SHBA foli për një takim të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare me një ekspert të lartë amerikan i cili ka çuar pas hekurave “VIP-at” e korrupsionit. “Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit vizituan Uashington D.C. javën e kaluar, ku u takuan me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD). Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës i mirëpritën ata. Ata u takuan edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal”, njoftoi ditën e djeshme ambasada e SHBA. Pra SPAK dhe BKH me asistencë të amerikanëve duket e vendosur për të çuar para drejtësisë “koka të mëdha” të fuqishme që deri më sot kanë qenë të paprekshëm.

Më të lexuarat