BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

“Ambasada ka dalë hapur”, Spartak Ngjela ‘trondit’ me deklaratën, zbulon rrezikun që i kanoset Ilir Metës

“Ambasada ka dalë hapur”, Spartak Ngjela ‘trondit’

Avokati Spartak Ngjela tha në Ora Neës se konflikti mes Presidencës dhe ambasadës së ShBA-së ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe atë antikorrupsion.

Ngjela: Konflikti mes tyre është reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion. Presidenti është i rrezikuar. SPAK ka këtë detyrë, që politikanë të nivelit të lartë t'ju thotë ku e ke gjetur pasurinë. Pasi të bëhet ky kontroll, kryeministrat do të jenë nën fre, do ikin dhe do dalin. Kjo duhet bërë. Janë të rrezikuar.

Ndërsa për sa i përket betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ngjela shprehet se nëse Presidenti ka shumë pak kompetenca që drejtohen nga vullneti i tij.

Sipas Ngjelës, nëse ai nuk do të mandatojë një anëtarë, ai duhet ta çojë në noter dhe nuk mund të shërbejë si arsye për të ngrirë shtetin.

Ngjela: Ai nuk pranoi betimin. Shkeli Kushtetutën. Kjo ka ndodhur edhe në Poloni, me  Presidentin që kishte rrëzuar komunizmin. Ju rrit kaq shumë mendja sa nuk firmosi dhe dekretin. E nxorën ata tek ekspertiza e lartë amerikane e u tha merrni noterin dhe mori fund problemi. S'ka dal këtu në Shqipëri ajo, këtu politika amerikane është. Ai e identifikon atë si një person, nuk jep ai mandatin. Edhe ai i Polonisë punëtor kishte qenë, elektriçist, nuk e kuptojnë dot shtetin. Kompetencën nuk e ka për të thënë jo. Nuk thotë dot jo. Është kompetencë që nuk shpall vullnetin e tij. E ka të detyrueshme, sheh një person dhe thotë po. E dekreton.

Nëse nuk do, e çon në noter. Nuk mund të ngrish shtetin. Ka shumë pak kompetenca që drejtohen nga vullneti i tij. Ky në Kushtetutë është një president i dobët. Politikën amerikane do të mundë ai. Ambasada ka dalë hapur, ne jemi me popullin ndërsa populli nuk është me ty. Populli do reformën në drejtësi. Është politika amerikane që e thotë atë. Nuk ndalon reforma sepse Shqipëria ka nevojë të kalojë në rangjet që e do politika perëndimore. Politika perëndimore nuk e merr me korrupsion. Interesi është amerikan që Shqipëria të futet në BE, vetëm ajo mund të na fusë aty.Bëri dhe presion politik që të futet në BE por duhet që të bëjmë reformë antikorrupsion në drejtësi dhe në politikën e lartë. Pse do t'i dalësh kundra Amerikës? Ik dhe bëj betejë legale, gjyq do të bësh. Thuaji që nuk kam prona. Nuk mund të vësh dot prona në demokraci perëndimore. Shqipëria që të hyjë në BE duhet të zbatojë këto. BE thotë se me korrupsion nuk ju pranojmë. Do tju kontrollojmë pronat.

I pyetur nga gazetarja Matilda Mcini se ku ndahet politika amerikane me politikanët shqiptarë,  Ngjela përgjigjet tek korrupsioni i këtyre të fundit.

Politika perëndimore nuk i pranon ata pasi janë të korruptuar.

Ngjela: Tek mospagimi i tyre. Nuk e pranon, janë të korruptuar. Duhet të kalojnë një proces Vettingu të gjithë. Unë kam qenë 12 vite deputet, do të kalohem në vetting. Kam qenë disa muaj ministër e do shkoj në hetim. Është kërkesë e Kushtetutës. Është betejë e fortë. Një filozof i njohur thotë se skepticizmi vjen nga besimi shtazarak. Besimi shtazarak vjen nga zhgënjimet. Një popull i zhgënjyer që e kanë zhvatur dhe masakruar politikat e larta nuk e besojnë që ato do të bien. Unë e pranoj që ata nuk e besojnë pa e prekur me dorë. Tani kanë të drejtë të jenë skeptik.

Më të lexuarat