BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe ndoqën nga afër firmosjen e marrëveshjes, Spartak Ngjela zbulon arsyen pse ndodhi kjo

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, komisionet do të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare ndërkohë PS që u tërhoq nga depolitizimi. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Avokati Sparta Ngjela thotë se opozita nuk kërkonte depolitizim të plotë, me qëllim sabotimin e ODIHR duke qenë se ishte ligj i kërkuar nga ata. Sipas tij, PD kërkonte bllokimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Ngjela: Në këto momente ODIHR u kërkoi depolitizimin. Këta vijnë rrotull me njëri-tjetrin se ajo kërkon depolitizim. Jo e ka administrata dhe jo nuk e ka administrata. Nuk janë punonjës të administratës shtetërore. Janë punonjës që do të emërohen rishtaz. Ajo quhet administratë shtetërore, si kërkon që ta quajnë, administratë private? Buxheti i shtetit i jep rrogat. Nuk garanton gjë ajo. Korrupsioni është fenomen masiv në Shqipëri. Derisa është në gjendje të blejë gjyqtarin, ai blen dhe komisionerin. Problemi qëndron se ligjin e donte ODIHR në funksion të negociatave. E vetmja gjë që duhej këtu në mënyrë pragmatike duhej ODIHR. Gjithë këto të tjera ishin lojë për të sabotuar ODIHR. Nuk e sabotuan dot. Gjithë këto të tjerat që ngriti PD ishin për të sabotuar ODIHR -in. Donin ta bllokonin atë për të ngrirë negociatat me BE-në. Ky është kushti që ka vendosur BE për të sheshuar korrupsionin. Vetë nuk e bënin dot ndaj e mori amerikani e cila po e çon deri në fund.

Një rol kryesor në ndërmjetësimin e palëve të Këshillit Politik kanë pasur dhe ambasadorët e ShBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe të cilët kanë ndjekur nga afër takimet e fundit.

Ngjela i jep kreditet ambasadores Yuri Kim duke e konsideruar kontributin e saj një sukses në favor të Shqipërisë.

Ngjela: Sukses i madh për personalitetin e Shqipërisë. Turpi i politikës shqiptare është korrupsioni. Këta janë hajdutë ordinerë. E dinë që janë vjedhës dhe po marrim masa për t'i hequr. Kanë bërë pallate. Ndërhyrja dhe presioni i ambasadores amerikane ka qenë një ndihmë e madhe që i dha Shqipërisë. Kështu flitet me bandat. Me korrupsionin flitet me atë gjuhë. Vjedhësi i kapur është me psikik të acaruar. Po të mos ketë forcë, asgjë nuk e bën dot. Ku është forca amerikane, mos ka gjë ushtri këtu? Jo, thjesht i ka të kapur. I gjithë korrupsioni shqiptar është i kapur. Dokumentet i kanë ata dhe këto ja nxjerrin. Që të hysh në politikë me post zyrtar, nuk duhet të kesh shkelur asnjë ligj se je skllav. 

Më të lexuarat