BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ambasadori britanik sqaron si qëndron e vërteta e artikullit të “The Sun”: Në Shkodër mësova shqip

Ambasadori britanik sqaron si qëndron e vërteta e artikullit të

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në gazetën britanike “The Sun” se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në vendin tonë.

Alastair King-Smith tha media britanike ka gabuar dhe kemi të bëjmë me një lajm të rremë.

“Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri”, tha ambasadori.

Ambasadori zbuloi se ka qëndruar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe dhe i ka bërë shumë përshtypje mikpritja shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Pyetje 1: Zoti Ambasador si fillim dua t’ju falënderoj shumë për këtë intervistë dhe në një farë mënyre t’ju uroj edhe mirëseardhjen në Shqipëri. Keni vetëm 30 ditë në vendin tonë.

Ambasadori: Faleminderit shumë. Është një kënaqësi e madhe të jem përsëri në Shqipëri dhe kam kaluar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe.

Pyetje 2: Mund t’jua nis këtë intervistë në një mënyrë më të ëmbël për të folur për Shqipërinë dhe për pritshmëritë që kishit në fillim  kur do të vinit dhe si ju duket tani?

Ambasadori:Po patjetër edhe ka qenë e mrekullueshme të vij në Shqipëri. Dhe me të vërtetë për mua është mënyra se si Shqiptarët më anë mirëpritur, fillimisht kur po mësoja shqip këtu, por gjithashtu edhe gjatë muajit tim të parë këtu, të vizitoj vendin edhe të shoh vendin fantastik që keni dhe se sa mikpritës janë Shqiptarët.

Pyetje 3: Çfarë ka ndryshuar në mendimin tuaj në lidhje me Shqipërinë?

Ambasadori: Sinqerisht, ka forcuar mendimin tim se mikpritja që e pashë në Shkodër, është e shpërndarë në të gjithë vendin. Dha ka qenë kënaqësi e madhe të shohësh varietetin që keni përgjatë vendit, me plazhe, e male është një vend i mrekullueshëm për të vizituar dhe si dikush që vjen nga një vend tjetër, mendoj se respektohemi shumë por edhe shumë mikpritje.

Pyetje 4: ... Nëse ka diçka tjetër që ju duket e veçantë mund të ma thoni, pse jo.

Ambasadori: Diçka tjetër që më pëlqen për Shqipërinë është shumëllojshmëria e ushqimit dhe kulturës, sepse ju keni bërë bashkë një përzierje të mrekullueshme të traditave shqiptare por edhe nga rajoni, kështu që me të vërtet mendoj se nga Shqipëria mund të presësh shumë.

Pyetja 5: Disa ditë më parë ka pasur një artikull në The Sun....Nuk e di a ka ndonjë reagim prej Londrës zyrtare, nëse ka pasur ndonjë bisedim me Kryeministrin Rama. Si qëndron e vërteta? Mund të na thoni nëse ka diçka të tillë?

Ambasadori: Patjetër [që mund tua them]. Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri.

Më të lexuarat