Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ambasadori Fitoussi: Franca e tronditur, por nuk do t'i nënshtrohet kurrë dhunës barbare të terroristëve

Ambasadori Fitoussi: Franca e tronditur, por nuk do t'i nënshtrohet kurrë dhunës barbare të terroristëve

Postuar: 07/01/2015 - 18:32

Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, në lidhje me atentatin kundër "Charlie Hebdo".
 
Në fjalën e tij, ai ka shprehur tronditjen e thellë të Francës nga ky atentat i ulët, i kryer kundër selisë së gazetës satirike në Paris.
 
Ndërsa, ka theksuar se Franca nuk do t'i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve.
 
"Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët, që është kryer kundër selisë së gazetës "Charlie Hebdo" në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes, shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen", ka deklaruar Fitoussi.
 
Ndërkohë, ai është prekur shumë nga mesazhet e solidaritetit, që i janë dërguar nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit. Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez.
 
Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G