BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ambasadori gjerman përplaset me Ramën, shfaq “rezerva” për menaxhimin e ndotjes: Legjislacioni i Shqipërisë për mbetjet, jo në përputhje të plotë me BE

Ambasadori gjerman përplaset me Ramën, shfaq “rezerva”

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf është përplasur me kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e ndotjes. Në drejtimin ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, është mbledhur dje Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese. I pranishëm në forum ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi bashkëpunimin me njësitë vendore, për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa bëri edhe një bilanc të situatës së pastërtisë në bashkitë e vendit, që sipas tij është përmirësuar ndjeshëm. Duke u krahasuar me vitin 2013, kreu i qeverisë tha se 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, ndërsa sot grumbullohen 91% e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se ekonomia qarkulluese e përpunimit të mbetjeve është një nga shtyllat kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka deklaruar se legjislacioni shqiptar për menaxhimin e mbetjeve nuk është në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë, Zingraf e vuri theksin tek problemet me riciklimin e mbet jeve, duke shtuar se me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të jetë e detyrueshme një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve.“Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së gjelbër në BE dhe është diçka që mund të arrihet përmes përdorimit të burimeve jeshile. Menaxhimi linear i mbetjeve, mbledhja, përdorimi, depozitimi do të thotë që të minimizojmë përdorimin e burimeve, reduktimin e ndotjes, duke ripërdorur, duke ricikluar dhe të krijojmë një sistem të mbyllur. Ky është një qëllim dhe ne jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Ky është një proces që ka nevojë për lidership. Ne nuk po besojmë që vijmë në një pozicion që kemi arritur gjithë këto. Mund të jemi pak më larg nga ju sa i përket ndarjes, por ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë gjithashtu. Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivën e BE. Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë, mbetjet janë të kushtueshme”, deklaroi ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf.

Rama: Kur erdhëm në pushtet, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve

Megjithatë, gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u kujdes të evidentonte progresin që është bëra nga qeveria e tij në këtë fushë. Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara. Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Banorët e Durrësit e kujtojnë, por fatkeqësisht kanë mbetur në vëmendje edhe të të huajve që e kanë parë në lajmet e vendeve të tyre, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano. Që sot është një prej parqeve më të mëdha në vend. Sot ne jemi në 91% të grumbullimit dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar, por që duhet trajtuar si problem i madh edhe pse është e vogël”, tha Rama.

Më të lexuarat